Home / Lajme / Maqedoni / Të lënduarit në aksidentin në Budapest janë hospitalizuar, një prson është në rrezik për jetën (VIDEO)

Të lënduarit në aksidentin në Budapest janë hospitalizuar, një prson është në rrezik për jetën (VIDEO)

26 Prill – Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes në kuadër të bashkëpunimit policor ndërkombktar u informua nga polica hungareze se në territorin e Hungarisë në afërsi të kufirit me Austrinë ndodhi një aksident i rëndë automobilistik i një autobusi nga Maqedonia që transportonte tursitë, ku janë lënduar 18 persona prej të cilëve 6 kanë marrë lëndime më të rënda.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska deklaroi se sipas informacioeve të marra paraprakisht që duhet plotësisht të konfirmohen, një person është në rrezik për jetën. Midis të lënduarve ka edhe dy fëmijë por lëndimet e tyre janë më të lehta. Sipas informacioneve nga policia hungareze, janë ndërmarë të gjitha masat për dhënien e ndihmës mjekësore të të gjitë të lënduarëve, ndërsa ka interevenuar edhe njësia zjarrëfikëse për tërheqjen e të lënduarëve nga autobusi. Autobusi i cili ka lëvizur në relacionin Shkup-Pragë doli nga rruga në kilometrin e 50-të para Budapestit, afër qytetit Gor. Autobusi ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar në një kanal, prej ku është nxjerrë me vinç nga ana e shërbimeve zjarrëfikëse. Policia e Hungarisë po i heton arsyet për aksidentin, por sipas informacioneve të para, shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi.Nga MPJ-ja e Maqedonisë informojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë në Budapest, prej ku do të kërkohen informacione zyrtare nga organet kompetente hungareze për atë se si dhe kur ka ndodhur aksidenti, sa persona janë lënduar, ku janë vendosur ata dhe më me rëndësi nëse u nevojitet çfarëdo lloj ndihme shtetasve të Maqedonisë.

TË LËNDUARIT NË AKSIDENTIN NË BUDAPEST JAN HOSPITALIZUAR, NJË PERSON ËSHTË NË RREZIK PËR JETËN ( VIDEO)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *