Home / Lajme / Maqedoni / Të pastrehët e Tetovës pa qendër për trajtim (VIDEO)

Të pastrehët e Tetovës pa qendër për trajtim (VIDEO)

Tetovë, 10 Prill – Gjatë viteve të fundit në Tetovë por edhe në rajonin me të gjërë të Pollogut është në rritje e sipër numri i personave të cilët streh banimi kanë kontajnierët dhe vendet tjera më pak të frekuentuara në qytet.

Poashtu rritje shënojnë edhe rastet kur këta persona të pastreh gjenden të vdekur. Kryesisht bëhet fjalë për persona në moshë të shtyer të cilët që moti kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe streh gjejnë nëpër trotuare, pranë kontajnierëve por edhe në afërsi të qendrës sportive në Tetovë.

Nga policia e Tetovës theksojnë se personat të cilët nuk kanë shtëpi banimi nëse denoncohen nga dikush ata largohen në bashkëpunim me punëtorët e Qendrës për Punë sociale të cilët ose vendosen në spital ose dërgohen në qytete të tjera ku ekzistojnë qendra për trajtimin e personave të pastreh dhe me të njejtit punohet që të risocializohen të njejtit. “Brenda vitit të kaluar por edhe në këtë fillim viti, rreth 10 persona të pastreh nga rajoni i Tetovës dhe më gjërë janë gjetur të vdekur nëpër vende të ndryshme siç janë qendra sportive, në pyje, pranë kontajnierëve por edhe nëpër fushën e Pollogut kemi raste kur është gjetur person i vdekur. Por jo të gjithë këto janë persona të cilët janë pa shtëpi dhe pa vendbanim. Kemi raste kur këta persona kanë vuajtur nga sëmundja e sklerozës të cilët humbin vetëdijen dhe dalin nga shtëpia pa u vërejtur nga askush. Pas një kohe shumica prej tyre gjenden të vdekur larg shtëpisë së tyre”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se momentalisht në territorin e qytetit të Shkupit, funksionon objekti në fshatin ÇiÇino, ku trajtohen personat e pastreh nga e tërë Maqedonia. Në këtë qendër për persona të pastreh ofrohen shërbime për mbrojtje sociale dhe shëndetësore. “Poashtu për këtë qëllim dhe për këtë funskion është hapur Qendër Pranuese për persona të pastreh në Momin Potok, e cila është nën ingerencë të kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe shërben për vendosjen e këtyre personave në kohëzgjatje prej 24 deri në 48 orë”, thotë Davor Politov zëdhënës i Ministrisë për Punë dhe Politiëk Sociale. “Sa u takon personave të cilët gjenden në rrugë, nëse ka mbi 18 vjet, duhet që me vetëdëshirë të kërkojë të vendoset në qendër për mbrojtje sociale. Më pas ai duhet që të parashtrojë kërkesë deri tek qendra për punë sociale, e cila pas vërtetimit të gjendjes faktike jep vendim që i njejti person të vendoset në qendër. Nëse bëhet fjalë për fëmijë të mitur, kërkohet pajtim nga prindërit që I njejti të dërgohet në qendër ditore”, tha Politov.

Megjithatë edhe përkundër kësaj në Tetovë personat të cilët nuk kanë klum mbi kokë, janë lënë nën mëshirë të fatit dhe nuk kanë përkudjesje të veçantë.

TË PA STREHËT E TETOVËS PA QENDËR PËR TRAJTIM ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *