Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi mori detyrën si kryetare e komunës së Tetovës

Teuta Arifi mori detyrën si kryetare e komunës së Tetovës

11 prill-Synimi ynë është Tetova të jetë qytet urban me mjedis të pastër jetësor, qendër e jetës së pasur kulturore dhe arsimore e njohur për zhvillimin ekonomik, fuqinë intelektuale, e integruar në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Ky synim do të na mbajë të mobilizuar të gjithëve për të punuar shumë në ndërtimin e Tetovës që të gjithë e duam dhe ëndërrojmë. Sot fillojmë zyrtarisht me përmbushjen e këtij misioni”, deklaroi Teuta Arifi

Kryetarja e ardhshme e komunës së Tetovës Teuta Arifi në mënyrë solemne të enjten mori certifikatën nga kryetari i komisionit komunal zgjedhor Iljaz Halimi. Në fjalën e saj Teuta Arifi tha se komuna e Tetovës do të jetë e hapur dhe pranë qytetarëve duke punuar me përgjegjësinë dhe transparencën më të madhe, për të kryer obligimet e saja dhe për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët. “Me rastin e ditës së sotme, kur unë marr zyrtarisht detyrën e kryetares së qytetit të Tetovës dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e Tetovës dhe t`i uroj punë të mbarë këshillit komunal. Dua të rikonfirmoj që besimin e marrë në këto zgjedhje do të dëshmoj që është i merituar me punë të palodhshme dhe përkushtim maksimal për realizimin e vizionit për Tetovën të paraqitur në programin tim zgjedhor. Ky vizion mori përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve, prandaj ai do të jetë plan pune për të gjithë shoqërinë tonë me qëllim të ngritjes e fuqisë kulturore, ekonomike dhe intelektuale të Tetovës”, tha Arifi, pas mori certifikatën nga KSHZ-ja. Kryetaren e re të komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe bashkëpunëtorët e saj i presin shumë sfida të mëdha.“Neve na presin shumë sfida të mëdha, por nuk kam dyshim që me angazhim të sinqertë dhe me punë të përgjegjshme do ta ndryshojmë imazhin e tanishëm të qytetit dhe duke shfrytëzuar të gjitha potencialet ekonomike, kulturore dhe intelektuale së bashku do ta dizajnojmë një ardhmëri më të lumtur për Tetovën. Synimi ynë është Tetova të jetë qytet urban me mjedis të pastër jetësor, qendër e jetës së pasur kulturore dhe arsimore e njohur për zhvillimin ekonomik, fuqinë intelektuale, e integruar në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Ky synim do të na mbajë të mobilizuar të gjithëve për të punuar shumë në ndërtimin e Tetovës që të gjithë e duam dhe ëndërrojmë. Sot fillojmë zyrtarisht me përmbushjen e këtij misioni”, deklaroi Teuta Arifi Kryetare e komunës së Tetovës. Më pas, drejtuesja e re e komunës së Tetovës Teuta Arifi në zyrën e saj priti qytetarët të cilët kishin ardhur për ta përshëndetur dhe për t’ia uruar postin e ri të kryetares së komunës së Tetovës për një mandat katërvjeçar. Gjatë marrjes së mandatit nga ana e Teuta Arifit, nuk ka pasur pranim-dorëzim nga ana e ish kryetarit Sadi Bexheti, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *