Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takoi ambasadorin amerikan Poll Uollers (VIDEO)

Teuta Arifi takoi ambasadorin amerikan Poll Uollers (VIDEO)

Tetovë, 25 Prill – Demokracia funksionale në nivel lokal do të thotë edhe demokraci e mirëfilltë në nivel qendror. Ne do të vazhdojmë të jemi partner serioz i komunës së Tetovës dhe ta mbështesim dhe mbikëqyrim zhvillimin e saj të mëtejshëm”, deklaroi pas takimit ambasadori amerikan Pol Uollers.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Poll Uolers . Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi ambasadorin amerikan mbi planet për modernizimin e administratës komunale si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit. Po ashtu, kryetarja Arifi dhe ambasadori Uolers biseduan për sfidat e qytetit të Tetovës dhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren nga administrata në funksion të përshpejtimit të dinamikës së zhvillimit infrastrukturor, ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve dhe qëllimeve të interesit të përgjithshëm. “Është nder ta kemi ambasadorin Uolers mysafir në komunën tonë për të biseduar mbi çështje të ndryshme të interesit të përbashkët dhe për mundësitë e zhvillimit të komunës së Tetovës përmes përkrahjes që SHBA ia ofrojnë autoriteteve lokale përmes programeve për zhvillim të komunave”, theksoi Arifi. Nga ana tjetër ambasadori Uollers, tha se ambasada e Amerikës do të vazhdojë të jetë partnere serioze e komunës së Tetovës. “Dua të falënderoj kryetaren Arifi që ndau kohë për të biseduar bashkë mbi sfidat e kësaj komune dhe planet për ardhmërinë e Tetovës. Funksioni më i rëndë publik për një politikan është ai i kryetarit të komunës sepse kryetarët janë më afër qytetarëve dhe janë në pozitë më të mirë për të ushtruar domethënien e vërtetë të nocionit demokraci. Demokracia funksionale në nivel lokal do të thotë edhe demokraci e mirëfilltë në nivel qendror. Ne do të vazhdojmë të jemi partner serioz i komunës së Tetovës dhe ta mbështesim dhe mbikëqyrim zhvillimin e saj të mëtejshëm”, deklaroi pas takimit ambasadori amerikan Pol Uollers. (U.H.)

TEUTA ARIFI TAKON AMBASADORIN AMERIKAN POLL UOLERS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *