Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi viziton deponine e eger ne dalje te qytetit (VIDEO)

Teuta Arifi viziton deponine e eger ne dalje te qytetit (VIDEO)

Tetovë, 03 Prill – Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizitoi njerën nga deponitë e egra në dalje të qytetit.

“Kjo deponi e ashtuquajtur tranzitore funksionon pa pasur leje të posaçme dhe pa plotësuar asnjë standard. Unë do të angazhohem për të ndërtuar deponi tranzitore larg vendbanimeve duke plotësuar standardet ligjore. Gjëja e parë që do ta bëj në qoftë se fitoj besimin e qytetarëve për ta udhëhequr këtë qytet është organizimi I aksionit “ Pastrimi I Tetovës” ku do të pastrohen hapësirat publike, rrugët, parqet, oboret e institucioneve,lumi Shkumbin dhe deponitë e egra në zonat periferike të qytetit.Ky akcion do të zhvillohet në bashkëpunim me ndërmarjen publike për pastrim, OJQ-të , shkollat dhe të gjithë qytetarët e Tetovës .Tetova do të jetë qytet I drunjëve,kopshteve me lule, parqeve të vogla për çlodhje dhe këndeve për fëmijë.” theksoi Arifi.

TEUTA ARIFI VIZITON STACIONIN E NGARKIM-SHKARKIMIT TË HEDHURINAVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *