Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi viziton rrugën e vjetër Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Teuta Arifi viziton rrugën e vjetër Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Tetovë, 12 Prill – Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka vizituar të premten punimet të cilët zhvillohet për asfaltimin e rrugës së vjetër Tetovë-Gostivar. Punimet për asfaltimin e kësaj rrugei realizon ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” ndërsa pritet që brenda muajit të ardhshëm të përfundojë asfaktimi deri në fshatin Pirok.

“Menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës sime, sot me kënaqësi morra pjesë në një aktivitet të natyrës infrastrukturore, në Reçice të Vogël. Komuna në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Makedonija Pat” ka filluar shtrimin e një rruge e cila do jetë përafërësisht 20 km e gjatë, ndërsa frekuentohet nga qindra mijëra banorë. Ky aktivitet i ndërmarrë do të kryhet në një afat sa më të shkurtër me qëllim që të vihet sa më parë në shërbim të qytetarëve. Njëkohësisht vizitova edhe hapësirën në afërsi ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri shkollor”, tha Teuta Arifi.

Drejtori i ndërmarrjes shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” gajur Kadriu premtoi se do të ndihmojë kryetaren e re të Tetovës në përpjekjet e saj për të përmirësuar infrastrukturën në këtë komunë. “Ne si ndërmarrje do të jemi në dispozicion të kryetares së komunës së Tetovës për të përmiërsuar infrastrukturën rrugore në Tetovë dhe ajo mund të llogarisë në përkrahjen tonë në çdo kohë”, tha Kadriu.

Ndryshe, një javë më parë, nga ana e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, filloi asfaltimi i rrugës së vjetër Tetovë-Pirok-Gostivar.

TEUTA ARIFI VIZITON RRUGËN E VJETËR TETOVË – GOSTIVAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *