Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Maqedonia shkon drejt diktaturës (VIDEO)

Thaçi: Maqedonia shkon drejt diktaturës (VIDEO)

Shkup, 19 Prill – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, të premten ka realizuar një takim me drejtorin e departamentit amerikan të shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore Xhonatan Mur.

Pas këtij takimi Thaçi, deklaroi se është biseduar për shumë çështje, me ç`rast, Thaçi është shprehur i shqetësuar për procesin zgjedhor të cilin e cilësoi mjaft alarmante. “Kisha një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin e stejt departamentit amerikan për Evropë Xonatan Mur. Biseduam për shumë çështje aktuale, zgjedhjet, bllokimin e proceseve eurointegruese, për mungesën e lirisë së mediave, shkeljes së të drejtave që ndodh në Maqedoni. Shpreha shqetësimin e partisë që drejtoj se zgjedhje më të tmerrshme se këto, nuk kam parë në këto 20 vjet e fundit. Janë përdorur të gjitha resurset e qeverisë, policisë, sistemit fiskal të penalizimit të njerëzve, blerja e hapur e votave dhe normalisht kjo është një gjendje alarmante për gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Ramë dakord se procesi eurointegrues për Maqedoninë është imuniteti gjeneral që i garanton shëndet këtij shteti, thyerja e shpresës për këtë proces do ti paraqet 100 sëmundje ardhmërisë së Maqedonisë”, tha Thaçi. Thaçi ka komentuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve në Strugë dhe Qendër. “Është shumë e qartë që qeveria shkonë me të gjithë mjetet që mundësisht të eliminoj çdo komunë që mund ta fitoj ose e ka fituar opozita. Edhe prej qiellit duket se është uvertyrë, apo hapje e dyerve për një diktaturë të re”, theksoi Thaçi. Poashtu pas këtij takimi, Thaçi ka komentuar edhe përplasjet e fundit mes Ahmetit dhe Gruevskit për anëtarësim në NATO. “Nuk është përplasje por mimikëri politike. Ali Ahmeti flet në vetën e tretë. Ai është aktor i drejtpëdrejtë i cili është përgjegjës, për të mos thënë mashtrues i këtyre 5 viteve që garantoi prej vitit 2008 se do ta çoj vendin drejt NATO-s dhe BE-së. Është artificiale, është e çuditshme. Ata kanë konflikte, por e patë në Tetovë, 5000 vota VMRO-ja natën e fundit ia dha BDI-së. Është mashtrim me opinionin, nuk ka seriozitet dhe nuk ka qartësim”, deklaroi Thaçi.(U.H)

MENDUH THAÇI: MAQEDONIA SHKON DREJT DIKTATURËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *