Home / Lajme / Maqedoni / Therret me thikë një person, i cili festonte fitoren e Ziadin Selës në Strugë (VIDEO)

Therret me thikë një person, i cili festonte fitoren e Ziadin Selës në Strugë (VIDEO)

8 prill-Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka ndaluar që të vijë deri te ndonjë incident edhe më i madh pasi ishin grumbulluar banorët e fshatrave përrreth si Labunishta, Oktisi, Veleshta, Podgorca, të cilët mblidhen në dalje të fshatit Vranishtë.

Gjatë festës së mbrëmshme të kryetarit të ri të Srugës, Ziadin Sela, në fshatin maqedonas Vranishtë është therrë me thikë një qytetar shqiptar nga Labunishta.

Përveç tij, katër persona të tjerë janë sulmuar fizikisht nga një turmë e qytetarëve maqedonas të cilët të hidhëruar nga fitorja e Selës në Strugë kishin bllokuar rrugën që shkon për në fshatin Labunishtë.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka ndaluar që të vijë deri te ndonjë incident edhe më i madh pasi ishin grumbulluar banorët e fshatrave përrreth si Labunishta, Oktisi, Veleshta, Podgorca, të cilët mblidhen në dalje të fshatit Vranishtë.

Policia deri në orët e mëngjesit ka qëndruar aktive dhe në gjendje gatishmërie që të mos ndodh ndonjë incident tjetër. Tani për tani gjendja është e qetë.

STRUGA FESTOI FITOREN E MADHE TË ZIADIN SELËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *