Home / Sport / Turko-Gjermani Egilmez, trajner i ri i Dritës

Turko-Gjermani Egilmez, trajner i ri i Dritës

Trajneri gjerman me prejardhje turke Hasan Egilmez, nga e mërkurë ka marrë dhe detyrën e drejtuesit të skuadrës nga Bogovina.

Klubi futbollistik Drita pasi ditë më parë kishte mbetur pa trajner, kur Nexhat Husein pas disfatës me Vardarin dha dorëheqje, kryesia nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka gjetur dhe zëvendës të tij.
Bëhet fjalë për trajneri gjerman me prejardhje turke Hasan Egilmez, i cili nga e mërkurë ka marrë dhe detyrën e drejtuesit të skuadrës nga Bogovina. Lajmin e ka konfirmoi edhe kryetari i klubit, Abedin Aliti-Abi, i cili ka njoftuar se me ndërmjetësimin e një menaxheri të njohur shqiptar.
Trajneri i ri i KF Drita, turko-gjermani Hasan Egilmez, pas marrëveshjes me drejtuesit e KF Drita ka deklaruar: “E kam parasysh situatën në të cilën është klubi i Dritës, e kam pranuar me dëshirë që të jem pjesë e kësaj pune për të shpëtuar skuadrën. Nuk do të pajtohesha kurrë nëse nuk do isha optimist. Ne kemi shtatë ndeshje për të luajtur, ku na duhen pesë fitore për të mos rënë nga liga. Shpresojmë që të shpëtojmë, e në fund do të gëzohemi të gjithë së bashku”, kë thënë Egilmez.
Egilmez ka lind në Sindelfingen. Para se të filloj karrierën e tij si trajner (skaut), ai ka luajtur për VFL Sindelfingen. Egilmez është ish-drejtor teknik i Akademisë së Futbollit Euro në Nigeri ku ka nxjerr më tepër se 30 lojtarë profesionist për ekipet evropiane. “Hey ëhat Scout” shef për Afrikën në Akademinë e Futbollit Euro. Ka qenë edhe trajner dhe menaxher në kombëtaren nigeriane.
Hasan Egilmez së fundit ishte trajner përgjegjës i Super Ligës shqiptare te ekipi Tomori nga Berati. Trajneri i ri me punë do të starton sot, ndërsa zyrtarisht do ta drejtojë ekipin kundër Bregallnicës në Shtip, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën me fillim në ora 16:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *