Home / Sport / Van Persi i jep titullin e 20-të Mançester Junajtid

Van Persi i jep titullin e 20-të Mançester Junajtid

Mançester Junajtid ka festuar sot fitoren e titullit të 20-të kampion në historinë e këtij klubi, falë njeriut simbol të këtij sezoni, Robin Van Persi. Sulmuesi holandez shënoi të tre golat në suksesin 3-0 ndaj Aston Vilës, duke justifikuar për të disatën herë sforcon ekonomike që bënë “djajtë e kuq” në fillim të këtij sezoni kur e morën nga Arsenali.

Holandezi ka qenë i jashtëzakonshëm në takimin e sotëm, duke shënuar 3 golat e tij brenda 33 minutave, ku sidomos goli i dytë ishte një perlë për nga ekzekutimi i një gjuajtje fluturimthi. Më pas, Mançester Junajtid ka mbrojtur me rregull këtë avantazh të thellë, duke festuar në fund një trofe të jashtëzakonshëm.
Tani në planin individual, Van Persit i mbetet të fitojë edhe “Këpucën e Artë” në Angli, pasi është një gol para Suarez në renditjen e golashënuesve më të mirë, si dhe është edhe favorit kryesor për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.
Ndërkohë, Mançester Junajtid në 4 javët e mbetura do të mundohet të marrë maksimumin e pikëve, në tentativën për të thyer barrierën rekord të 95 pikëve të vendosur nga Çelsi i Zhoze Murinjos në vitin 2005.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *