Home / Sport / Van Persi: Kam pritur shumë për titullin tim të parë!

Van Persi: Kam pritur shumë për titullin tim të parë!

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Robin Van Persi, ka qenë padyshim lojtari më i gëzuar pas fitores 3-0 ndaj Aston Vilës ku 3 golat e tij i dhanë titullin e 20-të kampion “djajve të kuq”, por të parin për lojtarin holandez.

29 vjeçari u transferua në verë nga Arsenali te skuadra e re për 24 milion paund, pasi kërkonte trofe, i pakënaqur me vetëm një medalje të Kupës FA në 8 sezone me “topçinjtë”.
“Mu desh të prisja kaq shumë për këtë titull të parë kampion dhe është një ndjesi e mrekullueshme. Kemi një skuadër fantastike me lojtarë fantastikë. Nëse sheh secilin prej lojtarëve, ky është një titull i fituar për secilin prej tyre, stafin, trajnerin apo lojtarët. Ky është titulli ynë i 20-të dhe e kemi merituar plotësisht”.
Goli i dytë është vlerësuar nga të gjithë si një nga më të bukurit e këtij sezoni, por Van Persi mendon se pavarësisht 24 golave të shënuar në kampionat, merita e suksesit i shkon të gjithë skuadrës.
“Nuk ka rëndësi kush shënon, për sa kohë që fitojmë ndeshjet. Ishte fantastike që shënuam që në minutat e parë dhe ishte një fitore e shkëlqyer në një ditë fantastike futbolli. Goli i dytë ishte nga më të bukurit që kam shënuar por kjo nuk kishte rëndësi në këtë ditë. Ishte një gol i pabesueshëm, por më parë ishte një pasim fantastik i Runit dhe mua mu desh të gjeja kohën e duhur për të goditur topin që me pak fat përfundoi në rrjetë”, deklaroi sulmuesi holandez që është kthyer në kandidatin kryesor për trofeun e “Lojtarit të Vitit”, ndërsa kryeson edhe renditjen për “Këpucën e Artë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *