Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski do të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministres britanike Taçer

Veljanoski do të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministres britanike Taçer

17 prill-Helmut Koll si dhe Nensi Regan, bashkëshortja e ish-presidentit të ndejrë amerikanë Ronald Regan, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, lideri i opozitës Ed Miliband, kryeministri kanadez Stiven Harper, kryetari i KE-së Zhoze Manuel Baroso dhe shumë personalitete të tjera të njohura botërore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot do ta prezantojë Republikën e Maqedonisë në varrimin ceremonial të ish-kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Taçer.

Në ceremoninë e varrimit në Londër pritet prania e ish-liderëve dhe atyre aktualë botërorë, të ftuar janë presidentët amerikanë, do të marrë pjesë edhe Mbretëresha Elizabeta e II-të (për herë të parë pas varrimit të kryeministrit Vinston Çerçil në vitin 1965), disa personalitete të larta politike nga periudha e Luftës së Ftohtë, Mihail Gorbaçov, Helmut Koll si dhe Nensi Regan, bashkëshortja e ish-presidentit të ndejrë amerikanë Ronald Regan, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, lideri i opozitës Ed Miliband, kryeministri kanadez Stiven Harper, kryetari i KE-së Zhoze Manuel Baroso dhe shumë personalitete të tjera të njohura botërore.

Është paraparë që procesi i varrimit të fillojë të lëvizë nga Cestminster, të kalojë përmes Dauning Strit, kisha Shën Klimenti deri në Katedralen Shën Pali, ku në orën 11 është paraparë të fillojë shërbimi qendror i varrimit.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *