Home / Lajme / Maqedoni / Vendet e EJL-së dakorduan masa për kontrollin e aflatoksinës në ushqimin e gjedhëve dhe qumësht

Vendet e EJL-së dakorduan masa për kontrollin e aflatoksinës në ushqimin e gjedhëve dhe qumësht

6 prill-Për shkak të pranisë së niveleve të rritura të aflatoksinës te misri, i cili përdoret për ushqimin e gjedhëve dhe si rezultat i saj, nivele të rritura të aflatoksinës te qumështi dhe prodhimet e qumështit, ministrat e obliguar për bujqësi dhe ushqim dhe liderët e delegacioneve të vendeve të EJL-së diskutuan për masat e nevojshme për kontrollin e nivelit të aflatoksinës në qumësht dhe në prodhimet qumështore

Janë definuar masat dhe aktivitetet për zgjidhjen e problemeve lidhur me paraqitjen e aflatoksinës në ushqimin e gjedhëve, qumësht dhe prodhimet e qumështit në rajonin e Evropës Juglindore në takimin në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë të ministrave të obliguar për bujqësi dhe ushqim dhe liderët e delegacioneve të vendeve të Evropës Juglindore.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në forumin, i cili dje u organizua nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës bashkë me Grupin e përhershëm të punës për zhvillim rajonal rural në Evropën Juglindore (SWG), Republikën e Maqedonisë e përfaqësoi ambasadori i Maqedonisë në Sarajevë Rami Rexhepi.

Për shkak të pranisë së niveleve të rritura të aflatoksinës te misri, i cili përdoret për ushqimin e gjedhëve dhe si rezultat i saj, nivele të rritura të aflatoksinës te qumështi dhe prodhimet e qumështit, ministrat e obliguar për bujqësi dhe ushqim dhe liderët e delegacioneve të vendeve të EJL-së diskutuan për masat e nevojshme për kontrollin e nivelit të aflatoksinës në qumësht dhe në prodhimet qumështore.

Masat përfshijnë vendosjen e komunikimit midis institucioneve të vendeve të EJL-së të cilat merren me vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut, kontrollin dhe cilësinë dhe testimin e ushqimit të gjedhëve dhe prodhimeve ushqimore, këmbimin e informacioneve lidhur me mekanizmat për kontrollin e sigurisë së ushqimit të gjedhëve dhe prodhimeve ushqimore, marrjen e qëndrimit të përbashkët në ndërmarrjen e masave dhe përgatitjen e planit veprues për përmirësimin e komunikimit dhe koordinimin e ministrive resore.

Në takim ministrat diskutuan edhe për propozim masat dhe aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e aflatoksinës të propozuara nga ad hok grupi rajonal punues i ekspertëve, i cili një ditë më parë zhvilloi takim pune dhe sollën konkluzione.

“Vendet e EJL-së u pajtuan të sigurojnë bazë për kontrollin e aflatoksinës në ushqimin e gjedhëve dhe qumësht dhe t’i ndjekin kufijtë ekzistues të përcaktuara me rregullat e Bashkimit Evropian, të vendoset grup rajonal i ekspertëve të cilin e përbëjnë kontakt persona me mandat për të biseduar për çështje lidhur me mikotoksinet, me qëllim – të përmirësimit të komunikimit midis organeve kompetente në rajonin e EJL-së, si dhe me institucionet kompetente të BE-së, harmonizimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin me rrezikun në vendet, duke e përfshirë edhe vendosjen e planit aksional dhe programit për ndjekjen e nivelit të aflatoksinës në qumësht dhe në ushqimin e gjedhëve”, theksohet në kumtesë.

Gjithashtu, është dakorduar të vendoset sistem detajues i komunikimit dhe këmbimit të informacioneve midis institucioneve relevante të EJL-së dhe të theksohet rëndësia e ndërmarrjes së masave parandaluese te prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit, duke e përfshirë edhe vendosjen dhe zbatimin e praktikave të mira bujqësore, praktikave të mira higjienike dhe veterinere, duke i përfshirë edhe parimet HACCP.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *