Home / Sport / Vendi i tretë i takon Milanit

Vendi i tretë i takon Milanit

Mirëpo, Giampaolo Pazzini bëri që të forcohet ëndrra e Rossonerëve për Ligën e Kampionëve. Sulmuesi italian shënoi dy gola të shpejtë (75’ dhe 77’) për t’ia siguruar ekipit të tij pikët e plota.

Milani ka regjistruar fitore prej 4-2 në një ndeshje jo aq të lehtë kundër Catanias në San Siro.
Pas gjysmë ore lojë, mysafirët erdhën te goli i avantazhit me anë të Nicola Legrottaglies, i cili shënoi pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Francesco Lodi.

Përpjekjet e vendasve u konkretizuan me gol në fund të fraksionit të parë (45’) me golin e Mathieu Flamini.

Në pjesën e dytë, sicilianët shënuan përsëri, ndërsa realizues ishte Gonzalo Bergessio (65’).

Mirëpo, Giampaolo Pazzini bëri që të forcohet ëndrra e Rossonerëve për Ligën e Kampionëve. Sulmuesi italian shënoi dy gola të shpejtë (75’ dhe 77’) për t’ia siguruar ekipit të tij pikët e plota.

Në minutat shtesë u akordua penalti për shkak të ndërhyrjes së gabuar në Mario Balotellin, i cili e konvertoi në gol (90’+2).

Milani rikthehet në pozitën e tretë në tabelë me një pikë më shumë se Fiorentina që mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *