Home / Sport / Venger nuk shqetësohet nga barazimi me Evertonin

Venger nuk shqetësohet nga barazimi me Evertonin

Arsen Venger është i bindur se Arsenali është ende në garë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, ndonëse u ndalën mbrëmë në një barazim pa gola nga Evertoni, duke humbur mundësinë që të shkëputen më shumë nga Totenhem dhe Çelsi. Tani “topçinjtë” kanë 2 pikë avantazh ndaj dy rivalëve londinezë, por kanë luajtur dy ndeshje më shumë se ata.

“Duhej ta kishim fituar këtë ndeshje, por gjithsesi rezultati na lë në një pozicion mjaft të mirë për garën në renditjen e katër vendeve të para. Më vjen keq pasi kishim raste për të shënuar por nuk i realizuam. Ndoshta në përdorëm më shumë forcën sesa teknikën në finalizimin e aksioneve tona”.
“Por besimi im se do të arrijmë këtë objektiv ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdoj të jetë i tillë. Jam i bindur se do t’ia dalim mbanë. Rruga e duhur është që të vazhdojmë të përpiqemi në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri i Arsenalit.
Megjithatë, ai nuk ka ngurruar që të shprehë pakënaqësinë e tij edhe për lojën e ashpër fizike që zhvilloi Evertoni, si dhe pasivitetin e gjyqtarit të ndeshjes që nuk ndëshkoi faullet e rëndë.
“Mendoj se në pjesën e parë, gjyqtari nuk veproi si duhet me ndërhyrjet fizike kërcënuese, por më pas ne vendosëm t’i përgjigjeshim në të njëjtën mënyrë lojës së kundërshtarit. Kjo është pjesë e lojës, ndaj duhet të mësohemi me të”, tha Venger.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *