Home / Sport / Vija: Të evitojmë gabimet e Milanit!

Vija: Të evitojmë gabimet e Milanit!

David Vija duket se ka si objektiv të jetë titullar në sfidën e nesërme ndaj PSZH në Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye ka treguar gatishmërinë të zbresë në fushë që nga minuta e parë e sfidës. Por ai ka bërë të qartë se të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në transfertë, duke parë problemet që ka shfaqur skuadra në sfidat e kaluara jashtë shtëpie në këtë turne.

“E dimë që ndeshja në transfertë me PSZH do të jetë shumë e vështirë. Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim që bëmë ndaj Milanit”, deklaroi sulmuesi spanjoll, duke iu referuar ndeshjes së parë të humbur përballë skuadrës italiane. “Përmbysja e realizuar ndaj Milanit na gëzoi të gjithëve, por kemi vuajtur shumë”, siguroi ai duke kujtuar përmbysjen e rezultatit në sfidën e kthimit në “Kamp Nou”.
I të njëjtit mendim është edhe Zhordi Roura, që vazhdon të shfaqet në konferencat për shtyp në vend të Tito Vilanovës, edhe pse ky i fundit është kthyer në drejtimin skuadrës gjatë javës së fundit.
“Ndeshja me Milanin është shembulli që nuk duhet ndjekur më asnjëherë, ajo që duhet të provojmë të evitojmë. Kjo tregon qartësisht vështirësitë maksimale të Evropës, nuk mund t’i lejojmë vetes të mos jemi në 100%. Megjithëse për historinë dhe për nivelin, Milani është një skuadër që të krijon gjithmonë vështirësi, ndeshja ndaj PSZH nuk do të jetë shumë ndryshe”, deklaroi Roura.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *