Home / Lajme / Botë / Viktima e tretë në Boston është një studente kineze

Viktima e tretë në Boston është një studente kineze

17 prill-Dy viktimat e tjera të sulmit janë amerikanë-një djalë tetë vjeçar dhe një grua 29 vjeçare, ndërsa 183 janë lënduar, prej të cilëve një pjesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

– Viktima e tretë nga shpërthimet në Maratonën e Bostonit është studente kineze, e cila ka studiuar në këtë qytet dhe identiteti i së cilës nuk zbulohet sipas kërkesës së familjes, kumtoi ambasada kineze në Nju-Jork.

Ajo së bashku me miqtë e saj e ka parë arritjen e qëllimit të pjesëmarrësve në maratonë.

Edhe midis të lënduarve ka një shtetas kinez, i cili është operuar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Dy viktimat e tjera të sulmit janë amerikanë-një djalë tetë vjeçar dhe një grua 29 vjeçare, ndërsa 183 janë lënduar, prej të cilëve një pjesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sekretarja amerikane e Shtetit për siguri, Xhenet Napolitianio deklaroi mbrëmë se nuk ka shenja se sulmi me bombë në Boston është pjesë e një komploti të madh.

Ajo tha se edhe përkundër kësaj, autoritetet këshillojnë kujdes duke theksuar se në fuqi janë masa të mëdha të sigurisë.

Napolitano i bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së që menjëherë t’i denoncojnë nëse shikojnë çfarëdo lloj aktivistësh të dyshimta.

Policia në Boston ofroi një çmim prej 50 mijë dollarësh për informacione për arrestimin e të dyshuarve për sulmin e djeshëm në të cilin humbën jetën tre persona dhe më shumë se 180 u plagosën. Sipas të dhënave më të reja, 17 persona edhe më tej janë në gjendje kritike

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *