Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE dhe LSDM kërkojnë rivotim në Strugë

VMRO-DPMNE dhe LSDM kërkojnë rivotim në Strugë

Strugë, 8 Prill – Të pakënaqur me fitoren e kandidatit shqiptar Zijadin Sela, nga shtabi i kandidatit maqedonas, kanë parashtruar 20 ankesa dhe parashtresa pranë Komisionit Komunal Zgjedhor në Strugë.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, ankesat i janë përcjellë Komisionit Qendror Zgjedhor (KSHZ), në afatin e paraparë të ankimimit.

Në parashtresat e shtabit të kandidatit maqedonas, Vlladimir Koçoski dhe partive të bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE dhe LSDM me partnerët e koalicioneve të tyre, ankimimet e tyre i mbështesin për shkelje të procesit zgjedhor, parregullsive të evidentuara nga ata, edhe pse nga KKZ-ja kanë pohuar se nuk ka pas shkelje që pengojnë procesin e votimit e aq më tepër që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Kështu të pakënaqur me rezultatet e arritura, vazhdojnë procedurat e parapara me ligj, për të zvarritur edhe konfirmimin e zgjedhjes së vullnetit të qytetarëve dhe të Ziadin Selës për kryetar të komunës dhe çertifikimin e tij për të filluar punën në të mirë të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *