Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE pranon humbjen në Strugë dhe Qendër

VMRO-DPMNE pranon humbjen në Strugë dhe Qendër

21 Prill – VMRO-DPMNE ka pranuar humbjen në komunat e Strugës dhe Qendrës së Shkupit në rivotimet e mbajtura sot.

Drejtori i Qendrës për komunikim i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski përmes një konference me gazetarët uroi fitoren e kandidatit të PDSH-së në Strugë dhe atij të LSDM në komunën Qendër. “ Do të doja ti urojë fitoren e kandidatëve të LSDM dhe PDSH në komunat Qendër dhe Strugë. Atyre u dëshirojmë punë të mbarë, ku kujdesi kryesor do të jetë interesi dhe nevojat e qytetarëve në këto komuna”, theksoi Dimovski, duke informuar edhe për fitoren e partisë së tyre në komunat Gjorçe Petrov të Shkupit dhe komunën e Dollnenit.

Duke folur për Dollnenin, ai ka thënë prej tani kjo komunë që udhëhiqej nga BDI tani do të drejtohet nga VMRO-DPMNE.

Diimovski theksoi se VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale 2013 ka shënuar fitore historike, duke fitur 58 komuna, përballë LSDM me 4 komuna. Kjo fitore, siç tha ai me 140 mijë vota diferencë kundrejt opozitës maqedonas jep një porosi serioze që duhet të vazhdohet me punë dhe vepra konkrete për të ndihmuar qytetarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *