Home / Lajme / Rajon / Vrava gruan sipas Kanunit, se më tradhtoi me turkun

Vrava gruan sipas Kanunit, se më tradhtoi me turkun

29 prill-” Fajet i ka bashkëshortja e ime vetë! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si Gjykatë duhet të dënoni edhe turkun ngase edhe ai ka fajin, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!” ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H, i cili për dy orë ka folur para trupit gjykues për të sqaruar se përse kishte vendosur vrasjen e bashkëshortes

Rrahman. H sot në Gjykatën e Sankt Gallen në Zvicër për dy orë foli se përse kishte vendosur ta vriste gruan e tij, që sipas tij, i rrënoi tërë jetën.

” Fajet i ka bashkëshortja e ime vetë! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si Gjykatë duhet të dënoni edhe turkun ngase edhe ai ka fajin, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!” ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H, i cili për dy orë ka folur para trupit gjykues për të sqaruar se përse kishte vendosur vrasjen e bashkëshortes.

Rrahmani ka theksuar se “Kanuni shqiptar i ka lejuar të drejtën për vrasjen e gruas dhe se ka vepruar sipas këtij kodi”. Por, nga ana tjetër, Prokuroria zvicerane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se kjo vepër vrasje nuk ka të bëjë me kanun apo kode të tilla.

Pas dy orësh, dita e parë e procesit kundër kosovarit ka përfunduar dhe prokuroria spjegon se nesër do vazhdoj më tutje me procesin ndaj kosovarit. Prokuroria kërkon 19 vite burg për veprën e bërë. Emigranti 44 vjeçar nga një fshat i Suharekës gjatë kohë po jetonte me familjen në Zvicër.

Ai dy vite më parë kishte hetuar se gruaja e tij po çonte dashuri me një emigrant turk në qytetin St.Gallen, ku po jetonin. Ai nga xhelozia një ditë vendosi që të vrasë gruan e tij dhe aktin e vrasjes e kreu duke e goditur gruan me makinën e tij, derisa ajo po shkonte në punë. (A.Martini/INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *