Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Rasti i aksidentit të Trajkovskit është plot me të panjohura (VIDEO)

Xhaferi: Rasti i aksidentit të Trajkovskit është plot me të panjohura (VIDEO)

Shkup, 01 Prill – Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka deklaruar për mediat boshnjake se tragjedia ku gjeti vdekjen presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, është përplot me të panjohura.

Në një intervistë për “Dnevni Avaz”, Xhaferi ka folur për nevojën e hetimit të ri, i cili ka filluar tashmë nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, me në krye Omer Kuliq, këshilltar i ministrit të Trafikut dhe Komunikimeve.

“Në aspekt të informacionit afatgjatë dhe të pranueshëm, është i nevojshëm hetimi i ri, për shkak se ka shumë dilema, si, përse dhe kush do të mund të ishte fajtor për tragjedinë. Mendoj se të dy qeveritë do të arrijnë deri tek informacionet e vërteta dhe se hetimi do të zbardhë përfundimisht këtë rast”, ka deklaruar Xhaferi.

Duke folur për bashkëpunimin me Bosnjën dhe Hercegovinën, Xhaferi ka theksuar se ka zgjedhur të realizojë pikërisht atje vizitën e parë si ministër i Mbrojtjes, si shenjë vullneti se “Shkupi do vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer rajonal në nivel shtetëror” “Kam zgjedhur BeH-në, për shkak se në Sarajevë kemi dhe kontingjentin e ushtarëve në kuadër të Misionit “Altea””, ka thënë ministri Xhaferi.

TALAT XHAFERI: RASTI I AKSIDENTIT TË TRAJKOVSKIT ËSHTË PLOT ME TË PANJOHURA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *