Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi viziton punimet në rrugën Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Xhaferi viziton punimet në rrugën Tetovë – Gostivar (VIDEO)

Tetovë, 23 Prill – Vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës së vjetër Tteovë Gostivar. Punimet të cilët filluan para tre javëve në këtë aks rrugor mjaft të dëmtuar, tashmë kanë arritur deri në fshatin Pallçisht të komunës së Bogovinës.

Me këtë rast për parë se si shkojnë punët, të martën ka qëndruar për vizitë zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, i shoqëruar nga drejtori i ndërmarrjes shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu dhe kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi theksoi se vazhdimi i punëve është tregues se edhe krahas keqinterpretimeve se këtë e bëjnë vetëm për fushatë ne jemi përkushtuar që ta përfundojmë këtë rrugë deri në Debresh. ”Ne jemi këtu në punimet e kësaj rruge regjionale që është në kuadër të programës së qeverisë, gjegëjsisht në kuadër të ndërmarrjes publike “rrugët e Maqedonisë”. Ne kemi insistuar që të punohet edhe gjatë fushatës, me gjithë keqinterpretimet se këtë e bëjmë vetëm për fushatë, por ne dëshmojmë se këtë e kemi pasur në program dhe do të vazhdojmë me punën. Për BDI-në, kjo rrugë është me rëndësi vitale, sepse gati rreth 100 mijë banorë, të kësaj ane gravitojnë dhe kreyjnë shërbime ditore në këtë rrugë. Ka pas nevojë të sanohet rruga kështu, nga Reçica e Madhe deri në Debresh të Gostrivarit, ne shpreosjmë se do ta përfundojmë gjatë pranverës dhe do të vazhdojmë të implementojmë programet tona partiake të cilët i kemi premtuar para elektoratit dhe mundësisht nëse gjejmë fonde të bëjmë punë shtesë”, tha zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Ndërsa drejtori i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, Gajur Kadriu, tha se falënderojmë zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, që sot ka vizituar këtë vend ku zhvillohen punimet dhe ka shpreh çdo herë interesim për punimet për të cilët kemi përkrahjen e plotë të atij. “Gjithsesi duhet të theksoj se për implementimi dhe ndërtimi e kësaj rruge, e kemi përkrahjen e plotë të Musa Xhaferrit. Ndërtimi shkon sipas plan programit, mendoj se edhe qytetarët e vërejnë se nuk kemi ndërprerje në punët dhe kështu do të avzhdojmë më tej. Besoj se edhe më tej do të jemi prezent në teren dhe së shpejti do të fillojmë të rregullojmë edhe rrugën rregjionale Tuhinë-Kërçovë”, tha Kadriu.

Kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi theksoi se punët që kanë filluar do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë ndërprerje. “Falënderoj përpjekjet që janë bërë për të rifilluar me punët më drejtim të komunës sonë, Vrapçishit dhe Gostivarit. Ju siguroj se punët që kanë filluar nuk do të ndalen dhe ne kemi premtuar se do të bëjmë punë dhe këto punë jemi duke i bërë”, tha hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës.

Ndryshe, pritet që deri kah mesi i këtij viti të përfudnojnë punët në këtë rrugë regjionale që lidh Tetovën dhe Gostivari.(Tv Koha)

MUSA XHAFERI VIZITON PUNIMET NË RRUGËN TETOVË – GOSTIVAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *