Home / Sport / Xhaka i bashkohet Canës te Lazio

Xhaka i bashkohet Canës te Lazio

Lorik Cana nuk do të jetë shqiptari i vetëm te Lacio, pasi që së shpejti atij do t’i bashkohet një tjetër kosovar. Reprezentuesit i Zvicrës, Granit Xhaka, me shumë gjasa është aktivizimi i rradhës i Lacioz, pasi drejtori sportiv Igli Tare, tani më një kohë e dëshiron në ekip.

Duke parë vështirësitë për mbylljen e operacionit që do të sillte mesfushorin e Santos Felipe Anderson në Itali, Lazio ka vendosur përfundimisht të sjellë në skuadër shqiptarin e Zvicrës Granit Xhaka. Sipas asaj që shkruan gazeta “Tempo”, talenti i Borussia Munchengladbah është kërkuar prej kohësh nga Drejtori Sportiv Igli Tare, i cili vetëm të premten mësohet se ka mbyllur tratativat.

Xhaka do të ketë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa klubit gjerman do ti paguhen 5,5 milionë euro.

Lazio mposht kështu konkurrencën e Inter dhe Napolit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *