Home / Lajme / Maqedoni / Zaev vërteton kandidaturën për lider të LSDM-së (VIDEO)

Zaev vërteton kandidaturën për lider të LSDM-së (VIDEO)

26 Prill – Kryebashkiaku aktual i Strumicës, njëkohësisht edhe nënkryetar i partisë më të madhe opozitare LSDM Zoran Zaev ka vërtetuar kandidaturën e tij për kryetar partie në kongresin që pritet të mbahet me 2 qershor.

Zaev si prioritet kryesor të tij do ta ketë konsolidimin e partisë e cila pas kongresit do të jetë alternativë e shëndoshë e pushtetit aktual. Nënkryetari i LSDM-së pret që socialdemokratët pas kongresit të dalin më të bashkuar dhe më të fortë.Zaev për 24 Vesti, shprehet se dy kundër kandidatët e tij Igor Ivanovski dhe Zoran Jovanovski do të ishin lider të shkëlqyeshëm nëse marrin besimin e delegate të kongresit, ndërsa do bëhej bashkëpunëtor i mirë i tyre. Sipas Zaevit kandidatura e tij dallon sepse para delegatëve të Kongresit dhe anëtarët e organizatave komunale e ofron zbatimin e konceptit sipas të cilit nënkryetari i partisë të zgjidhet nga vetë kongresi partiak me ndryshime statutare.Zaev mbështetjen për udhëheqjen e partisë do ta kërkojë bashkë me Radmila Sheqerinskën si kandidate për nënkryetare të partisë.

ZORAN ZAEV VËRTETON KANDIDATURËN PËR LIDER TË LSDM-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *