Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski ndalon punimet për garazhin në kate (VIDEO)

Zhernovski ndalon punimet për garazhin në kate (VIDEO)

Shkup, 26 Prill – Përkundër prerjes së pemëve në orën 3 pas mesnate kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski me vendim ka ndaluar punimet rreth garazhit në kate me stil barok përball hotelit.

Ai thotë se ndërtimi i një objekti të tillë do të paralizonte tërësisht këtë pjesë të Komunës Qendër dhe përveç kësaj, janë konstatuar edhe lëshime gjatë procedurave të dhënies së lejes për ndërtim dhe fakti që 1 metër katror është shitur vetëm për 100 euro flet për keqpërdorime të ndryshme.“Kam miratuar vendimin për ndalimin e ndërtimit të garazhit në kate. Ai vendim kuptohet duhet të kalojë në këshillin e komunës. Objekti, sa për informatë ka 3 kate nën tokë dhe 9 kate mbi sipërfaqe d.m.th diçka që komplet do të mbyllë këtë pjesë të qytetit dhe qytetarët me të drejtë reagojnë se ky garazh në kate e planifikuar këtu do të mbyllë tërësisht këtë hapësirë. Çmimi i një metri katror besoni ose jo, në qendër të Shkupit është vetëm 100 euro. Të ju rikujtojë se tek Vero marketi metra katror kushtoi 500 euro, kurse këtu është blerë vetëm 100 euro dhe kjo mjaftueshëm dëshmon për disa segmente, por për këtë do tu informojmë më tutje”, deklaroi Andrej Zhernovski – kryetar i Komunës Qendër.

Mbrëmë rreth orës 3 pas mesnatës u shkurtuan, u prenë të gjithë drunjët përballë hotelit Bristol, gjegjësisht në Komunën Qendër edhe pse dje kryetari i ri i kësaj komune lëshoi një moratorium për tu ndërprer të gjitha punimet e nisura në këtë komunë.Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski rikujtoi se ai dhe ekipi i tij nuk dëshirojnë zënka me pushtetin qendror dhe partinë në pushtet, por premtoi se do të plasë zënkë e madhe nëse konfirmohet se pushteti ka shkelur procedurat dhe ka bërë keqpërodrime tjera për realizimin e projekteve të kontestueshme.

ZHERNOVSKI NDALON PUNIMET PËR GARAZHIN NË KATE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *