Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski përkulet para bustit të ”branitellave”

Zhernovski përkulet para bustit të ”branitellave”

Me rastin e 12-vjetorit të ngjarjes së Vejcës, Zhernovski ka nderuar sëbashku me kreun e “Dinjitetit”, Stojançe Angelov, pjesëtarët e rënë të forcave të armatosura, duke vënë kurora lulesh para bustit në sheshin “Gruaja luftëtare”, përballë Kuvendit.

Kreu i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, është përkulur sot para bustit të të rënëve maqedonas në konfliktin e vitit 2001.

Me rastin e 12-vjetorit të ngjarjes së Vejcës, Zhernovski ka nderuar sëbashku me kreun e “Dinjitetit”, Stojançe Angelov, pjesëtarët e rënë të forcave të armatosura, duke vënë kurora lulesh para bustit në sheshin “Gruaja luftëtare”, përballë Kuvendit.

Zhernovski ka deklaruar se i respekton dhe u përkulet të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin dhe mbrojtjen e integritetit dhe të sovranitetit territorial të Maqedonisë.

“Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë luftëtarët ose mbrojtësit. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive të quajë vetëm veten patriot. Të gjithë e duam Maqedoninë dhe punojmë në të mirën e saj. Unë jam njeri që dua të ndërtoj, dhe jo të rrënoj”, ka deklaruar Zhernovski.

Ai ka hedhur poshtë spekulimet se do të rrënojë përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, me të cilat nderohen figurat e historisë maqedonase.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *