Home / Lajme / Maqedoni / ZIADIN SELA FITON KOMUNËN E STRUGËS (VIDEO)

ZIADIN SELA FITON KOMUNËN E STRUGËS (VIDEO)

Strugë, 22 Prill – Struga mbetet e shqiptarëve, edhe pas rivotimit të djeshëm në 9 vendvotime.

Kandidati i partis demokratike shqiptare Ziadin Sela ka fituar sërish kundrejt kandidatit nga radhët e VMRO-DPNE-së i përkrahur edhe nga LSDM-ja, me një dallim të thellë e të pakontestueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, kandidati shqiptar me siglën e PDSH-së ka fituar 20.723 vota, ndërsa ai maqedonas, nga VMRO-DPMNE, 14.659.

Zgjedhjet u përsëritën me vendim të Gjykatës Administrative, e cila pranoi paditë e VMRO-DPMNE-së, për anulimin e 7885 votave në 9 vendvotime – 3 në pjesën urbane të qytetit, dhe 6 në rrethinë.

ZIADIN SELA FITON KOMUNËN E STRUGËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *