Home / Lajme / Maqedoni / 13 vjet burg për vrasësin e Muhamedali Jasharit

13 vjet burg për vrasësin e Muhamedali Jasharit

7 maj-Ai në fillim të procesit gjyqësor ishte në paraburgim dhe rregullisht paraqitej në seancat gjyqësore, por pas heqjes së masës së paraburgimit ai është arratisur dhe është i pakapshëm për organet e rendit.

Gjykata Penale Shkup 1 ka dënuar me 13 vite burg Petar Manevskin, vrasësin e maturantit Muhamed Ali Jashari. Manevski është shpallur fajtor për shkaktimin e lëndimeve trupore të Muhamedali Jasharit. Manevski u gjykua në mungesë. Ai në fillim të procesit gjyqësor ishte në paraburgim dhe rregullisht paraqitej në seancat gjyqësore, por pas heqjes së masës së paraburgimit ai është arratisur dhe është i pakapshëm për organet e rendit. Për rastin e njëjtë, me 4 muaj burg u dënua Stefan Gelov për veprën penale kërcënim me mjet të rrezikshëm ndërsa personi i tretë, Dorijan T, gjykata e liroi nga ndjekja penale. Incidenti në të cilin u vra Muhamed Ali Jashari ndodhi në prill të vitit 2011 oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”, kur maturanti nga Kondova, u mundua që t’i ndihmon shokut të tij maqedonas të cilin e kishin sulmuar personat e lartpërmendur. (ALSAT-M)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *