Home / Lajme / Rajon / AAK beson në drejtësi dhe në luftën e drejtë të UÇK-së

AAK beson në drejtësi dhe në luftën e drejtë të UÇK-së

24 maj-
“Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe ajo u zhvillua në përputhje të plotë me aspiratën tonë për liri, kurse u përmbyll në partneritet me NATO-n dhe vendet tjera mike të demokracisë perëndimore”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përcjellë shqetësimet e thella për akuzat më të fundit të ngritura ndaj udhëheqësve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ish-Zona Operative e Drenicës.

AAK beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së, me bindjen se edhe ky, si dhe shumë raste të tjera të deritashme, do ta dëshmojnë këtë.

“Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe ajo u zhvillua në përputhje të plotë me aspiratën tonë për liri, kurse u përmbyll në partneritet me NATO-n dhe vendet tjera mike të demokracisë perëndimore”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK, duke e mbështetur sundimin e rendit dhe ligjit dhe funksionimin e pavarur drejtësisë, shpreson se ky proces do të zhvillohet paanshëm dhe në fund do të fitojë e vërteta.

AAK përmes një komunikate për media shprehet se beson në drejtësi, por jo edhe në akuzat e pabazuara dhe të ngritura mbi dyshime të paargumentuara, me qëllim efektin propagandistik dhe njollosjen e personaliteteve të ndryshme. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *