Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti nga Çikago: Shqiptarët janë të interesuar sa më shpejt të zgjidhet emri

Ahmeti nga Çikago: Shqiptarët janë të interesuar sa më shpejt të zgjidhet emri

6 Maj – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se ka ardhur në Çikago për të shprehur faleminderime dhe mirënjohje për kontributin e kësaj diaspore të çmuar që sipas tij ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi.

Këtë e theksoi kryetari i BDI-së në takimin me diasporën shqiptare në Çikago të SHBA-ve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se shqiptarët janë të interesuar që Maqedonia sa më shpejt të gjejë mënyrë dhe rrugë për ndryshimin e emrit, gjë e cila sipas tij nuk i pengon shqiptarët që kanë qenë , janë dhe do të jenë në këto troje.

Këtë e theksoi kryetari i BDI-së në takimin me diasporën shqiptare në Çikago të SHBA-ve. Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari kanë zhvilluar takime me Komunitetin Shqiptaro – Amerikan të shtetit Illionis, duke qenë nikoqir të këtij komuniteti.

Ahmeti në takimin me komunitetin ka folur edhe mbi zhvillimet në Maqedoni, çështjet dhe sfidat e shqiptarëve si dhe nevojën e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike.

“Ne vazhdimisht jemi të angazhuar për avancimin e çështjes shqiptare dhe realizimin e të drejtave të barabarta. Ky proces është i vështirë, por po ecën rrugën e tij. Inkuadrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është çështje me prioritet për BDI, sepse me këtë do të krijohen kushte për demokratizimin e vendit dhe Ballkanit si dhe kushte të reja për punësime dhe siguri”, theksoi Ahmeti, duke komentuar edhe çështjen e ngecjes së zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Sipas tij, shqiptarët janë të interesuar që të arrihet një rrugë dhe mënyrë për ndryshimin e emrit, sepse kjo nuk pengon shqiptarët që kanë qenë, janë dhe do të jenë në këto troje.

Ahmeti ka faleminderuar të gjithë mërgimtarët kërçovarë për ardhjen e tyre masive për fitoren e Kërçovës në zgjedhjet e fundit lokale.

Takimet dhe faleminderimet për diasporën shqiptare

Delegacioni i lartë nga Shkupi i shoqëruar edhe nga konsulli gjeneral Jakup Rexhepi dhe fillimisht vizituan shkollen shqipe “Kongresi i Manastirit” nën shoqërimin e drejtorit Nuri Ibrahimi. Më pas, agjenda e takimeve ka vazhduar në Qendrën Kulturore Shqiptare në Çikago, ku ishin mbi 600 të pranishëm dhe që përshëndetën delegacionin e lartë të kryesuar nga Ahmeti.
Kryetari i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan (KSHA), Luan Elezi përshëndeti delegacionin, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe se ai me këtë rast shpalosi edhe një historik të shkurtër mbi aktivitetin e komunitetit dhe veprimtarinë e tij.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se ka ardhur në ÇÇikago për të shprehur faleminderime dhe mirënjohje për kontributin e kësaj diaspore të çmuar që sipas tij ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi. “Me theks të veçantë do të doja të shprehja mirënjohjen e lartë për ardhjen tuaj në votimet lokale për zgjedhjet në Kërçovë dhe fitoren e kandidatit Fatmir Dehari. Mobilizimi dhe ardhja juaj nga Amerika ishte inspirim për sakrificën e të tjerëve dhe se ishte ngritje morali për të gjithë në Evropë. Ky mobilizim i mërgatës e bëri të mundur të pamundurën. Fitorja në Kërçovë ishte historike dhe tani kjo komunë menaxhohet nga shqiptarët”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se Dehari dhe këshilli i ri komunal ka nisur proceset e reja në këtë komunë dhe krijimin e kushteve të reja për të gjithë qytetarët.

Kryetari i BDI-së, më pas është pyetur nga mërgimtarët e tubuar lidhur me pyetje të ndryshme. Ai foli edhe për nevojën e kthimit të ekspertëve shqiptarë apo kuadrit të ri të shkolluar në shkollat amerikane për të ardhur në vendlindje dhe për tu përfshirë në trendet e reja të punësimeve. Mërgimtarët kërkuan institucionalizimin e mërgtatës në SHBA, pajisja e tyre me dokumente biometrike për të qenë në gatishmëri për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë takim doli edhe një propozim që selia e BDI-së përfundimisht të transferohet në Shkup.

Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri shpalosi edhe problemin e shtetësisë së Maqedonisë, një problem që ballafaqohen shumë shqiptarë. Ai theksoi se po punohet në këtë drejtim dhe kanë parasysh shqetësimet e disa shqiptarëve, por sipas tij, ky problem dalngadal do të zgjidhet.
Në fund të këtij tubimi, kreut të BDI-së i`u dorëzua nga një mirënjohje për kontribut nga ana e kryetarit të KSHA-së, Luan Elezi, Musa Xhaferrit nga Azem Begzati dhe një mirënjohje Fatmir Deharit nga Nuri Ibrahimi.

Pas këtij takimi me mërgimtarët, delegacioni mori pjesë në 10 vjetorin e manifestimit tradicional kulturor “Mbrëmja Kërçovare 2013”, i organizuar nga Shoqata shqiptaro – amerikane “Kërçova”, që udhëhiqet nga Ilir Zenku. Në sallën e “Diplomat Uest” ishin tubuar mbi një mijë veta.

Edhe në këtë manifestim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi rolin dhe ruajtjen e vlerave shqiptare nga ky komunitet i shëndoshë në SHBA. Në këtë takim ka folur kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili shprehur faleminderime të thella për angazhimin e diasporës shqiptare nga SHBA për fitoren e zgjedhjeve. “Para dy muajve kërçovarëve i premtuam me Izet Mexhitin se Kiçevën do ta bëjmë Kërçovë dhe në fund ndodhi kjo. Ne këtu kemi ardhur për t`ju shprehur faleminderime për mobilizimin dhe pjesëmarrjen masive në votimet për zgjedhjet lokale”, theksoi Dehari.

Pas këtyre takimeve dhe fjalimeve, pasoi një program i pasur artistik me këngë dhe valle nën organizimin e këshillit organizativ dhe vajzave dhe djemve me shpirt artistik të këtij komuniteti. (Ilaz Kadriu/INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *