Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Nuk preket identiteti ndryshohet vetëm emri i shtetit (VIDEO)

Ahmeti: Nuk preket identiteti ndryshohet vetëm emri i shtetit (VIDEO)

17 Maj – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti porosit maqedonasit që të mos manipulohen, pasi me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Nimic nuk preket identiteti por do të ndryshohet vetëm parashtesa FYROM.

“Duhet të krijojmë atmosferë te opinioni vendas dhe ai ndërkombëtarë se duhet të zgjidhjet çështja e emrit dhe të arrihet kompromis, gjithashtu duhet ti shpjegohet opinionit se sa i përket ndryshimit të emrit ajo ka të bëj vetëm me këtë: ndërrohet emri dhe jo identiteti dhe gjuha” – deklaroi ndër të tjera, Ahmeti.Sipas Ahmetit arsyeja e vizitës së tij në SHBA ishte zgjidhja e çështjes së emrit dhe arritja e një kompromisi me palën greke. “Interesimi i SHBA-së dhe ndihma e saj është e jashtëzakonshme. Ajo na përkrah në zgjidhjen e krizës. Kërkesat tona kanë qenë shumë legale dhe legjitime. Zgjidhja e emrit kontribuon që vendi të futet në binarë të një paqeje të përhershme që është me rëndësi të madhe për vendin dhe mbarë rajonin”, deklaroi Ahmeti.Sipas kryetarit të BDI-së marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore ndikojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit, që nënkupton edhe anëtarësinë të Maqedonisë në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave.Sipas Ahmetit duhet të jetë e shqetësuar pala maqedonase dhe jo pala greke sepse ajo është brenda shtëpisë derisa ne pretendojmë të futemi në atë shtëpi. Ahmeti tha se në këtë temë ka biseduar hapur edhe me partnerin e koalicionit, njëherit kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski.”Unë kam biseduar shumë hapur me Nikolla Gruevskin, kam folur për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit, sepse nuk mund të jesh rahat po qe se me fqinjët ke probleme. Kam folur për të gjitha rreziqet që mund të vijnë si pasoj e moszgjidhjes së çështjes së emrit. E rëndësishme për ne që sa më parë të arrihet kompromisi dhe të zgjidhet çështja”, tha lideri i BDI-së.Ahmeti në Rruga drejt tha se edhe shqiptarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së emrit, sepse nuk mund të anashkalohet një popull që është 30 për qind.”Nëse ne nuk pajtohemi me një zgjidhje që mund të ofrojë negociatori Nimic, ne mund të prishim punë sepse jemi 30 për qind dhe ai 30 për qind duhet të reflektoj në këtë çështje. Ne nuk mund ta zgjidhim por edhe pa ne zgjidhje nuk ka. Ne nuk mund të jemi të paanshëm”,deklaroi Ahmeti në emisionin e mbrëmshëm ‘Rruga drejt…’ në “Alsat-M” .

ALI AHMETI: NUK PREKET IDENTITETI NDRYSHOHET VETËM EMRI I SHTETIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *