Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi kongresmenin Eliot Engel

Ahmeti takoi kongresmenin Eliot Engel

9 Maj – Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, Kryetari Ahmeti takoi Kongresmenin Eliot Engel, të cilin e falëmnderoi shumë për gjithë kontributin e tij për çështjen shqiptare në Ballkanin Perendimor duke theksuar që shqiptarët e ndjejnë Kongresmenin Engel si deputet të tyre. Kongresmeni Engel u interesua rreth zgjidhjes së çështjes së emrit duke thënë që kjo çështje ka qenë aktuale edhe në vitin 1993 kur ai për herë të parë ka vizituar Maqedoninë.

Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Washington DC, Kryetari i
Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, bashkë me Zëvendës
Kryeministrin, Musa Xhaferi, dhe Shefin e Kabinetit, Artan Grubi,
zhvilluan takime pune në Pentagon, Kongresin Amerikan si dhe në
Departmentin e Shtetit Amerikan.
Në Pentagon, delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim takoi
Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes, Dr. Evelyn Farkas si dhe
bashkëpunëtorët e saj që mbulojnë Maqedoninë në Pentagon.

Në këtë takim, Kryetari falemndëroi të gjithë ushtarakët amerikan që
kontribuan aq shumë për paqën në Maqedoni dhe në rajon duke theksuar
bashkëpunimine afërt që ka patur me eprorët Amerikan. Ai vijoi
elaborimin e situatës politike në Maqedoni dhe në rajon, duke u
përqëndruar mbi çështjen e emrit.

Zyrtarja e lartë e Pentagonit theksoi që Shtetet e Bashkuara të
Amerikës mbeten të përkushtuara për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
dhe që shpresojnë që pengesat për ta realizuar këtë proces do të
zgjidhen së shpejti.

Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, Kryetari Ahmeti takoi Kongresmenin Eliot Engel, të cilin e falëmnderoi shumë për gjithë kontributin e tij për çështjen shqiptare në Ballkanin Perendimor duke theksuar që shqiptarët e ndjejnë Kongresmenin Engel si deputet të tyre. Kongresmeni Engel u interesua rreth zgjidhjes së çështjes së emrit duke thënë që kjo çështje ka qenë aktuale edhe në vitin 1993 kur ai për herë të parë ka vizituar Maqedoninë.
Kongresmeni Engel pranoi ftesën e Kryetarit Ahmeti që ta vizitoj Maqedoninë brenda këtij viti.

Në Departmentit e Shtetit Amerikan, Kryetari Ahmeti takoi z. Philip
Reeker, Zëvendës Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Evropë dhe
bashkëpunëtorët e tij, me të cilin biseduan rreth nevojës për zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe për proceset demokratike në Maqedoni. Edhe në këtë takim u ritheksua pozita e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të anëtarësimit në NATO, por gjithashtu u diskutua nevoja për të ndërmarrë vendime të rëndësishme dhe të guximshme për të ardhmën e vendit. Është pikërisht NATO që mundëson stabilitetin dhe paqën e qëndrueshme në Maqedoni dhe në rajon dhe që më pastaj mundëson edhehapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot, Kryetari Ahmeti do të qëndroj në Ambasadën e Maqedonisë, do të
takoj Diasporën Maqedonase si dhe do të jep intervista për Zërin e
Amerikës në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase, me çka e përmbyll
vizitën në Washington , për të vijuar udhëtimin në New York.

Nesër në Nju Jork në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kryetari Ahmeti do të takoj
Ambasadorën Amerikane Rozmari Di Karlo si dhe do të ketë drekë pune me
ndërmjetësin për çështjen e emrit, Metju Nimc

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *