Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon ambasadorin e Maqedonisë në SHBA

Ahmeti takon ambasadorin e Maqedonisë në SHBA

10 maj-Kryetari Ahmeti njohtoi bashkëbiseduesit për takimet me Zonjën Jullie
Smith, Këshilltare për Siguri Kombëteare në Kabinetin e Zëvendës
Presidentit Amerikan, Joe Biden, me Zonjën Evelyn Farkas, Zëvendës
Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Evropë dhe EvroAzi, në Pentgaon, me
Kongresmenin Eliot Engel, në Capitol Hill, me Z. Philip Reeker, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit Amerikan, në Departmentin e Shtetit si dhe me Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan, z. Keneth Wollack.

Në përmbyllje të vizitës në Washington DC, SHBA, delegacioni i
Bashkimit Demokratik për Integrim, ka zhvilluar takime me Ambasadorin eMaqedonisë në SHBA si dhe stafin e ambasadës, me z. Avni Mustafaj nga
Këshilli Shqiptaro-Amerikan, me z. Meto Koloski, nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase si dhe ka dhënë intervista për Zërin e Amerikës, servisi nëgjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

Kryetari Ahmeti njohtoi bashkëbiseduesit për takimet me Zonjën Jullie
Smith, Këshilltare për Siguri Kombëteare në Kabinetin e Zëvendës
Presidentit Amerikan, Joe Biden, me Zonjën Evelyn Farkas, Zëvendës
Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Evropë dhe EvroAzi, në Pentgaon, me
Kongresmenin Eliot Engel, në Capitol Hill, me Z. Philip Reeker, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit Amerikan, në Departmentin e Shtetit si dhe me Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan, z. Keneth Wollack.

Z. Ahmeti theksoi që në të gjitha takimet ka pasqyruar realitetin
politik në vend si dhe ka kërkuar mbështetjen në vazhdimësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe zgjidhjen e çështjes së emrit që do ta ndihmoj vendin dhe rajonin.

Pasdite, delegacioni ka udhëtuar për në New York ku do të zhvillojë
takime të rëndësishme siç janë dreka e punës me z. Mathew Nimetz,
ndërmjetësues i OKB për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë si dhe takime të veçanta me Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Francës dhe të Britanisë së Madhe pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Që të tre vendet janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKBsë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *