Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti vazhdon vizitën në SHBA

Ahmeti vazhdon vizitën në SHBA

8 maj-Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është instrumental në garantimin e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe në rajon, por kjo arrihet vetëm nëse vendi jonë bëhet anëtar fuqiplotë i NATOsë. Pengesa për këtë proces është zgjidhja e çështjes së emrit dhe kjo duhet të tejkalohet sa më pare.

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, vizitoi Zyrën Ekzekutive të Shtëpisë së Bardhë dhe kabinetin e Zëvendës Kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden, dhe u takua me Zonjën Jullie Smith, Këshilltare për Siguri Kombëtare të Zëvendes Presidentit si dhe me z. Mark Fleming, drejtor për çështjet e Ballkanit.

Në këtë takim të rëndësishëm, Kryetari Ahmeti elaboroi situatën aktuale politike dhe falëmnderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithë mbështetjen për paqën dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon. Duke folur për rëndësinë dhe vështirësinë e vendimeve të arritura me lehtësimin ndërkombëtar për të ndërhyer kundër gjenocidit Serb në vitin 1999, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, për të arritur Marrëveshjen e Ohrit, për të miratuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, Kryetari Ahmeti theksoi që ka ardhur koha edhe për një vendim tjetër të guximshëm me lehtësim ndërkombër që do të na anëtarësojë në NATO dhe do të hap bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është instrumental në garantimin e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe në rajon, por kjo arrihet vetëm nëse vendi jonë bëhet anëtar fuqiplotë i NATO-së. Pengesa për këtë proces është zgjidhja e çështjes së emrit dhe kjo duhet të tejkalohet sa më pare.

Zonja Smith theksoi mbështetjen Amerikane për aspiratat EuroAtlantike të Maqedonisë dhe interesimin për përshpejtimin e këtij procesi të integrimit të vendit në NATO dhe në BE. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe konsiderojnë që investimi i madh në Maqedoni dhe në rajon për paqë dhe siguri duhet të kurorëzohet me anëtarësimin e vendit në NATO.

Gjithashtu sot, Kryetari Ahmeti takoi Presidentin e Institutit Amerikan Demokratik, z. Keneth Wollack dhe Drejtorin Rajonal, z. Robert Bengamin, me të cilët diskutuan rreth proceseve demokratike në Maqedoni dhe në rajon me ç’rast Kryetari Ahmeti falëmnderoi Presidentin e Institutit për gjithë kontributin në ngritjen e kapaciteteve demokratike dhe institucionale në Maqedoni.

Kryetari Ali Ahmeti gjithashtu mori pjesë në manifestimin për të shënuar 70 vjetorin e Zërit të Amerikës, programit në gjuhën shqipe, ku morën pjesë kongresmen, diplomat, zyrtar të Departmentit të Shtetit, përfaqësues të Shqipërisë dhe Kosovës, etj. Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti uroi të gjithë stafin e Zërit të Amerikës dhe në veçanti Departmentin e Shtetit Amerikan për gjithë mbështetjen ndaj zërit të së vërtetës. Drejtori i Departmentin në gjuhën shqipe, z. Arben Xhixho, e prezentoi Kryetarin Ahmeti si “politikani rebel”, ndërsa z. Ahmeti u përgjigj, “Nëse kam qenë rebel, atëherë rebel më keni bërë ju, Zëri i Amerikës sepse në 35 vitet e kaluara i kam ndjekur rregullisht emitimet tuaja”.

Në mbrëmje, Kryetari Ahmeti ishte mysafir për darkë i z. Philip Reeker, Zëvendës Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Evropë dhe z. David Burger, Zv. Drejtor i Byrosë për Evropë dhe Euro-Azi në Departmentin Amerikan të Shtetit.

Nesër, Kryetari Ahmeti do të qëndroj në Pentagon, Department të Shtetit si dhe në Kongresin Amerikan.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *