Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për pastrimin e shkollave fillore Liria dhe Kirili (VIDEO)

Aksion për pastrimin e shkollave fillore Liria dhe Kirili (VIDEO)

Tetovë, 11 Maj – Sot u zhvillua aksioni për pastrimin e godinës dhe oborrit të shkollës fillore Liria dhe shkollës fillore Kiril dhe Metodi.

Në këtë aksion morën pjesë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi punonjësit e komunës, mësuesit dhe nxënësit si dhe të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar në pastrimin e qytetit të Tetovës.

Drejtoresha e shkollës fillore Liria Shpresa Hadri tha se kjo është një mundësi e mirë që edhe prindërit të pastrojnë në hapwsirat ku mësojë nxënësit e tyre.

Këto aksione zhvillohen me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare për rëndësinë e ruajtjes së ambientit të pastër dhe të shëndoshë jetësor i cili është parakusht për ngritjen e cilësisë së jetës për secilin qytetar të Tetovës.

AKSION PËR PASTRIMIN E SHKOLLAVE FILLORE LIRIA DHE KIRILI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *