Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Orav takon Ahmetin dhe Thaçin (VIDEO)

Ambasadori Orav takon Ahmetin dhe Thaçin (VIDEO)

Tetovë, 27 Maj – Ambasadori i bashkimit evripian Aivo Orav sot ka takuarë liderin e Bashkimit Demokratik për Inegrim Ali Ahemti dhe kryetarin e partisë demokartike shqiptare Mendu Thaçi.

Ambasadori Orav theksoi që sapo është kthyer nga Brukseli ku Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë në të cilën i rekomandohet Komisionit Evropian që vendit tonë ti ndahet datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav folën për plotësimin e kornizës Evropiane të miratuar në samitin e dhjetorit 2012 në të cilën parashihen zgjidhja e çështjes së emrit, ndërtimi i marrëdhënieve të mira Ndërfqinjësore si dhe zbatimi i reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu u diskutua edhe rreth lirisë së mediave dhe komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit në Parlamentin e
Maqedonisë. Kryetari Ahmeti shprehu bindjen që çelsi për të gjitha çështjet e hapura, si ato të mbrendshmet dhe ato të jashtmet, mbetet zgjidhja e kontestit me fqiun jugor, Greqinë, mni emrin e vendit. Po që se mbyllet kjo çështje, happen dyert e perspektivës EuroAtlantike të Maqedonisë si dhe krijohen kushte të shëndosha për plotësimin e të gjitha standardeve tjera. Por, deri në samitin e Bashkimit Evropian në fund të qershorit, komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendore duhet të përqëndrohen në përparimin e zgjidhjes së çështjes së emrit.

NdërsaKryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi në ka ripërsëritur qëndrimin se zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë qenë zgjedhjet më jodemokratike të organizuara 20 vitet e fundit. Blerja e votave, manipulimi dhe falsifikimi në këshillat votuese dhe komisionet komunale, keq-përdorimi i institucioneve shtetërore, censurimi i medieve, kërcënimet dhe operimi i grupeve kriminale të BDI-së kanë karakterizuar këto zgjedhje.

Lidhur me procesin integrues të vendit kryetari i PDSH-së ka shprehur qëndrimin se qeveria e Maqedonisë nuk shfaq interesim për të punuar në drejtim të zhbllokimit të integrimeve, por angazhimi i tyre është vetëm sipërfaqësor.

AMBASADORI ORAV TAKON ALI AHMETIN DHE MENDUH THAÇIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *