Home / Lajme / Maqedoni / Arifi: çështja e pagave do të zgjidhet (VIDEO)

Arifi: çështja e pagave do të zgjidhet (VIDEO)

Tetovë, 04 Maj – Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës vazhdon të jetë në gjendje të vështirë financiare. Edhe pse protestat e punëtorëve u ndërprenë, megjithatë rrogat e tyre ende nuk janë paguar.

Ata mbeten ende në pritje të 3 rrogave të papaguara, ndërkohë që disa ditë më parë, iu paguan kontributet vetëm për muajin e parë. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi u shpreh se po bën të pamundurën për kapërcimin e situatës, edhe pse pranon, se e ka gjetur në gjendje të vështirë financiare, si komunën ashtu edhe ndërmarrjen komunale të Tetovës.

“Tendenca do të jetë që edhe përkundër situatës së vështirë që dalëngadalë të rregullojmë statusin e atyre që janë punëtorë dhe që bëjnë punën e tyre por në të njëjtën kohë po organizojmë shumë aksione me qëllim të tu tregojmë të gjithë qytetarëve të Tetovës që të mbështesin punën e vështirë që edhe pse me mungesë rrogash e kanë kryer gjatë muajve të kaluar. Unë mendoj se nuk mundemi të japim paraprakisht një afat të caktuar, mirëpo fakti që me hyrjen tonë ne i jemi qasur atij problemi, por edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me stabilitetin e komunës flet për atë që ne jo vetëm që kemi vendosur të dalim nga kjo krizë por edhe të forcojmë komunën që t`iu shërbej qytetarëve për të mirë”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Por, sa ka mundësi që gjendja të përshkallëzohet edhe punëtorët të hidhen sërish në grevë, Arifi shton se është e drejtë e tyre demokratike dhe e pamohueshme për një akt të tillë. Megjithatë, ajo ka kërkuar nga punëtorët që të përkrahin ushtruesin e detyrës i cili po punon intensivisht në zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë nuk mundem të ndërhyjë në të drejtën e secilit për të protestuar, ajo që kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj është që ata të përkrahin ushtruesin e detyrës, drejtorin e NPK-së i cili vërtetë punon në mënyrë shumë të ndershme dhe prioritet të parë, ka të punësuarit e vet për sa i përket rrogave”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës, pjesa e higjienës dhe gjelbërimit, prej disa muajsh janë hedhur në grevë për shkak të mos pagesës së të paktën 3 rrogave si dhe sigurimeve shëndetësore të papaguara.

” NPK TETOVA – TETOVË ” NË GJENDJE TË VËSHTIRË FINANCIARE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *