Home / Lajme / Maqedoni / Arifi do të drejtojë qendrën rajonale të Pollogut (VIDEO)

Arifi do të drejtojë qendrën rajonale të Pollogut (VIDEO)

Me këtë qendër deri më tash ka udhëhequr kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ndërsa me shumicë votash të mërkurën kryetarët e komunave të Pollogut vendosën që Teuta Arifi të drejtojë këtë qendër.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është zgjedhur kryetare e Qendrës Rajonale për zhvillim të barabartë të rajonit planor në Pollog. Me këtë qendër deri më tash ka udhëhequr kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ndërsa me shumicë votash të mërkurën kryetarët e komunave të Pollogut vendosën që Teuta Arifi të drejtojë këtë qendër. Pas votimit dhe marrjes së postit, Arifi, është zotuar se do të angazhohet që kjo qendër bashkë me shoqatën GIZ të tërheq më shumë mjete për të realizuar projekte në rajonin e Pllogut. Ajo theksoi se në të ardhmen kjo qendër duhet që sa më shumë të realizojë projekte për të mirën e qytetarëve. Arifi ka falënderuar kryetarët e komunave të Pollogut, për besimin e dhënë duke nënvizuar se detyrën do ta kryejë me përgjegjësi.

Në mbledhjen e qendrës rajonale të Pollogut ka qenë i pranishëm edhe ministri i pushtetit lokal Tahir Hani, i cili premtoi një qasje me serioze të pushtetit qendror ndaj qendrave rajonale, duke theksuar se roli i qendrave është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e komunave dhe rajoneve.

TEUTA ARIFI KRYETARE E QENDRËS RAJONALE TË POLLOGUT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *