Home / Lajme / Maqedoni / Arifi takon kryetarë të komunave të Kosovës

Arifi takon kryetarë të komunave të Kosovës

Tetovë, 11 Maj – Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi priti delegacionin e përbërë nga kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës Naim Ismaili.

Gjatë takimit kryetarja e Tetovës informoi të pranishmit për sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti i Tetovës dhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren në funksion të përshpejtimit të dinamikës së zhvillimit infrastrukturor, ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës.

Po ashtu gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin kulturor, arsimor dhe ekonomik mes komunave shqiptare dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të udhëheqjes nga autoritetet lokale me qëllim të përparimit të përgjithshëm shoqëror dhe hapjes së mundësive të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit mes komunave shqiptare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *