Home / Lajme / Maqedoni / Arka shtetërore në prill me suficit

Arka shtetërore në prill me suficit

24 maj-Të ardhurat e përgjithshme tatimore arrijnë 7.092 milionë denarë, nga të cilat derdhje më e madhe ka nga tatimi i vlerës së shtuar 3.419 milionë denarë, pastaj është tatimi personal i të hyrave me 959 milionë denarë. Tatimi i fitimit me 755 milionë denarë. Nga akcizat janë derdhur 1.195 milionë denarë, ndërsa të ardhurat jotatimore arrijnë 773 milionë denarë.

Buxheti i Republikës së Maqedonisë në prill ka realizuar suficit prej 172 milionë denarëve. Të ardhurat e përgjithshme, sipas tabelës së publikuar sot në Ministrinë e Financave, arrijnë 16,657 milionë denarë, ndërsa shpenzimet 14.485 milionë denarë.

Të ardhurat e përgjithshme tatimore arrijnë 7.092 milionë denarë, nga të cilat derdhje më e madhe ka nga tatimi i vlerës së shtuar 3.419 milionë denarë, pastaj është tatimi personal i të hyrave me 959 milionë denarë. Tatimi i fitimit me 755 milionë denarë. Nga akcizat janë derdhur 1.195 milionë denarë, ndërsa të ardhurat jotatimore arrijnë 773 milionë denarë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski paradokohe deklaroi se buxheti është në kondicion të mirë. Derdhja e mjeteve në katër muajt e parë është në përputhje me pritshmëritë ndërsa pagesat kryhen me kohë.

Sipas zëvendëskryeministrit, suficiti i realizuar do të ndihmojë që të kryhet nivelizimi i shpenzimeve të rritura në shkurt dhe në fillim të vitit dhe në mars të ndërlidhura e pagesën e detyrimeve ndaj ekonomisë dhe subvencioneve. Deficiti është në kuadër të pritjeve dhe siç tha zëvendëskryeministri, kështu do të jetë deri në fund të vitit. Ai pret që të plotësohet projeksionet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *