Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare

Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare

23 maj-Grupi prej tetë personave, të njohur si hakerë kishin arritur që të vjedhin të dhënat e kartelave elektronike bankare të qytetarëve të vendit dhe të huaj, të cilat më pas i kanë zbrazur duke tërhequr para dhe kryer transaksione.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në falsifikimin e kartelave bankare dhe vjedhjen e tyre.

Grupi prej tetë personave, të njohur si hakerë kishin arritur që të vjedhin të dhënat e kartelave elektronike bankare të qytetarëve të vendit dhe të huaj, të cilat më pas i kanë zbrazur duke tërhequr para dhe kryer transaksione.

MPB informoi se aksioni është realizuar në Shkup dhe Kumanovë dhe se gjatë ditës do të jepen hollësi mbi aktivitetin e këtij grupi kriminal, për të cilin nuk dihet akoma se sa para kanë arritur që të tërheqin. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *