Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”

Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”

20 maj-Kjo kompani serbe kishte marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për realizimin e numrit më të madh të përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Andrej Zhernovski thotë se të gjitha detajet rreth projektit ‘Shkupi 2014’ do të dihen vetëm pasi të përfundojë punën Komisioni për revizionin e këtij projekti.

Në Serbi u arrestua sot pronari i shkritores dhe kompanisë për punimin dhe përpunimin e përmendoreve në bronz dhe materiale tjera “Livnica Jeremiq”, e cila ka punuar edhe përmendore të projektit “Shkupi 2014”. Pronari i kësaj kompanie, Miodrag Jeremiq ka përfunduar në praga në kuadër të një afere të koduar Galenika. Kjo kompani serbe kishte marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për realizimin e numrit më të madh të përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Andrej Zhernovski thotë se të gjitha detajet rreth projektit ‘Shkupi 2014’ do të dihen vetëm pasi të përfundojë punën Komisioni për revizionin e këtij projekti.

“Ai skandal korrupsioni po lëkund një shtet tjetër, jo Maqedoninë. Për këtë shkak, nuk do të doja ta komentoja, sidomos në këtë fazë të ndjeshme. Por, gjithçka që ka të bëjë me projektin ‘Shkupi 2014’, informatat mund t’i merrni nga Komisioni që është formuar dhe tashmë ka nisur punën”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i komunës Qendër.

Afera Galenika, që ndërlidhet me emrin e kompanisë për ilaçe, ka bëjë me shitjen e skulpturave nga kompania serbe me çmime shumë më të larta. Në emër të fabrikës së barnave ishin blerë skulptura me vlera të shumëfishuara, duke dëmtuar buxhetin deri në 100 milion euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *