Home / Sport / Arsenali siguron Ligën e Kampioneve

Arsenali siguron Ligën e Kampioneve

Arsenali është skuadra e katërt angleze që do të luajë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, pasi siguroi vendin e katërt në kampionat në javën e fundit të tij, me fitoren 1-0 në fushën e Njukasëll. Për ekipin e Venger, kjo është pjesëmarrja për vitin e 16-të radhazi në elitën e futbollit evropian, ndërsa arriti të kalojë me 1 pikë në renditje Totenhemin, të cilit nuk i mjaftoi mrekullia e radhë se Garet Beil për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm evropian.

Ka qenë një gol i Koshçielni që ka vendosur sfidën e luajtur ndaj Njukasëll, për t’i dhënë suksesin 1-0, por që i mjaftonte ekipit të Venger për të siguruar vendin e katërt. Me pjesëmarrjen në Evropë, falë kontratave me sponsorët dhe të drejtës televizive, Arsenali përfiton rreth 25 milion paund, të cilat do të jenë një shtesë e rëndësishme në shumën prej 50 milion puand që klubi ka vënë në dispozicion për merkaton.
Ndërkohë, në ndeshjen kundër Sandërlend, Totenhem ka përjetuar një sfidë shumë të tensionuar, ku ka parë t’i mohohen 3 penallti të dukshme. Megjithatë, Garet Beil ka shënuar një tjetër supergol, për t’i dhënë suksesin ekipit të tij në minutat e fundit. Por kjo nuk mjaftoi që Totenhem të siguronte një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm dhe do të duhet të kënaqet përsëri me pjesëmarrjen në Europa League.
Ndeshja më spektakolare e javës së fundit të kampionatit anglez ka qenë ajo e lamtumirës së Aleks Ferguson në takimin e tij të 1500-të në bankinën e Mançester Junajtid. Fatmirësisht për lojtarët e “djajve të kuq”, kjo ishte ndeshja e fundit e skocezit në drejtimin e skuadrës, pasi në të kundërt ata do të duhej të duronin për një kohë të gjatë shpërthimet e tij, sepse shpërdoruan një avantazh 5-2 ndaj Uest Bromuiç vendas, që arriti të barazonte rezultatin në 5-5.

Premier League
Java 38 / Rezultatet
Çelsi-Everton 2-1
Liverpul-QPR 1-0
Mançester Siti-Noruiç 2-3
Njukasëll-Arsenal 0-1
Sauthempton-Stouk 1-1
Suonsi-Fullhem 0-3
Totenhem-Sandërlend 1-0
Uest Bromuiç-Mançester Junajtid 5-5
Uest Hem-Riding 4-2
Uigan-Aston Vila 2-2

Klasifikimi: Mançester Junajtid 89 pikë, Mançester Siti 78, Çelsi 75, Arsenal 73, Totenhem 72, Everton 63, Liverpul 61, Uest Bromuiç 49, Suonsi 46, Uest Hem 46, Noruiç 44, Fullhem 43, Stouk 42, Sauthempton 41, Aston Vila 41, Njukasëll 41, Sandërlend 39, Uigan 36, Riding 28, QPR 25.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *