Home / Sport / “AS” ndjek Murinjon, punon vetëm 4.5 orë në ditë

“AS” ndjek Murinjon, punon vetëm 4.5 orë në ditë

Zhoze Murinjo ka krijuar një famë të një punëtori të palodhshëm, që kalon gjithë ditën në klub duke punuar me skuadrën, duke studiuar kundërshtarët apo duke përgatitur ndeshjet e radhës. Por një mit i tillë është hedhur poshtë nga gazeta spanjolle “AS”, e cila ka ndjekur për një javë trajnerin portugez të Real Madrid, duke treguar se në fakt këto pretendime të tilla nuk janë të vërteta.

Edhe pse kjo është një javë mjaft e rëndësishme për ekipin spanjoll, që do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletiko Madrid, gazetarët që janë sistemuar gjatë gjithë ditës pranë qendrës stërvitore të Valdebebas, kanë nxjerrë përfundimin se ai nuk punon më shumë se 4.5 orë në ditë.
Sipas “axhendës” në fjalë, Murinjo mbërrin në klub mes orës 9 dhe 10.30, ndërsa drejton vetëm stërvitjen e paradites, e cila zgjat jo më shumë se një orë e gjysmë (nga ora 11, deri në orën 12.30). Më pas, largimi tipik i tij nga klubi është mes orës 13.30 dhe 14.30, por ai thuajse asnjëherë nuk qëndron aty më shumë se 4.5 orë.
Kjo polemikë e radhës pritet të shtyjë edhe më shumë Murinjon të largohet sa më parë nga Spanja, ku tashmë pakkush e vlerëson atë dhe punën e tij me madrilenët gjatë këtyre viteve, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për arritjen e objektivit madhor, të klubit, Ligën e Kampioneve numër 10 që i shpëton nga duart prej shumë vitesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *