Home / Lajme / Maqedoni / Autobusi i BE-së në Dobrosht (VIDEO)

Autobusi i BE-së në Dobrosht (VIDEO)

17 Maj – Në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës në kuadër të aktivitetit “BE-ja nga afër” kanë qëndruar përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe zëvednëskryeministri për euro-integrime.

Me këtë rast banorët e Dobroshtit dhe të fshatrave të rrethinës së komunës së Tearcës kanë pasur mundësi që të komuniojnë direkt me ekipin e autobusit të BE-së të parashtrojnë pyetje që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, procesin e anëtarësimit në BE, mundësitë e financimit në suaza të programit IPA dhe programe të tjera për ndihmë nga BE-ja, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e autobusit të BE-së. Zëvendëskryeministri për Euro integrime Fatmi Besimi, tha se Maqedonia, në mënyrë të vazhdueshme dhe me ngulm vazhdon që të punojë për plotësimin e kërkesave për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, ambasadorja e Holandës, Marrieth Shurman, theksoi se vendi për Maqedoninë është i rezevuar në Bashkimin Evropian. Qëllimi i kësaj fushate informative të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të krijojë një komunikim direkt me popullatën në zonat rurale dhe të ofrojë informacion mbi përfitimet dhe obligimet që dalin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

AUTOBUSI I BE-së NË FSHATIN DOBROSHT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *