Home / Sport / Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!

Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!

Duket se Bajern Mynih nuk ka mësuar ende se nuk duhet të bëjë plane festimesh pa mbaruar ndeshja, sidomos kur bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve. Bavarezët duket se janë aq të sigurt se do të fitojnë të shtunën ndaj Borusia Dortmund, sa kanë rezervuar deri në orën 5 të mëngjesit të së dielës një sallë në hotelin e tyre për të festuar fitoren e Ligës së Kampioneve.

Prenotimi i tyre në sallën e madhe të hotelit “Grosvenor” ku do të qëndrojnë në Londër, është bërë për një banket për 1800 persona, që do të thotë se klubi bavarez është i sigurt se kjo do të jetë një festë e jashtëzakonshme për triumfin ndaj rivalëve të Borusia Dortmund.
Kuptohet që do të ishte më mirë sikur drejtuesit e Bajernit të kujtojnë sesi kanë humbur 3 nga 4 finalet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë, përfshirë edhe atë të vitit të kaluar në stadiumin e tyre përballë Çelsit, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Pikërisht përgatitjet pompoze të festimeve të një viti më parë duhet t’u shërbenin atyre të kujtonin se si duhej pritur më parë fundi i ndeshjes. Pas humbjes ndaj Çelsit, bavarezët zhvilluan një banket të njëjtë me mbi 1000 persona, por në fakt ai dukej më shumë një shërbim funebër sesa një festë. Edhe në rrugët e Mynihut, të cilat ishin bllokuar për paradën e fituesve, pllakosi heshtja, me përjashtim të atyre pak tifozëve anglezë të cilët kishin besuar te mrekullia e skuadrës së tyre dhe kishin udhëtuar drejt Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *