Home / Sport / Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf

Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf

Bajern Mynih ka mbyllur me një sukses 4-3 në fushën e Borusia Mynshengladbah kampionatin e rekordeve të Bundesligës. Në ndeshjen e fundit të Jup Heinkes në drejtimin e bavarezëve, pikërisht ndaj skuadrës që e bëri atë të famshëm si lojtar, ka ardhur edhe fitorja e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së kthimit, duke bërë që skuadra të mbyllë me 91 pikë kampionatin, plot 25 pikë diferencë nga Borusia e vendit të dytë.

Fitorja e bavarezëve nuk ka qenë aq e thjeshtë, pasi pa kaluar 20 minuta të ndeshjes, rezultati ishte 3-2 për Mynshengladbah që po gjente me shumë lehtësi hapësira në prapavijën e bavarezëve. Por duket se fjalimi i Heinkes në pushimin e ndeshjes ka ndihmuar skuadrën të reagojë, pasi Bajerni në pjesën e dytë vuri diktatin duke shënuar edhe dy herë të tjera për të marrë këtë fitore e për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin.
Java e fundit ka përcaktuar edhe verdiktet e tjera të sezonit, me Shalken që ka siguruar vendin e katërt dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Në vendin e 5-të dhe të 6-të janë renditur Fraiburg dhe Eintraht Frankfurt që do të luajnë në Europa League.
Ndërkohë, në fundin e tabelës, kanë rezultuar vendimtare fitoret e Augsburg ndaj Grojter Fyrth dhe Hofenhaim në fushën e Borusia Dortmund. Augsburg siguroi përfundimisht mbijetesën në Bundesligë, ndërsa Hofenhaim do të luajë ndeshjen e play-out ndaj Kaizerslautern.

Bundesliga
Java 34 / Rezultatet
Hamburg-Bajer Leverkusen 0-1
Augsburg-Grojter Fyrth 3-1
Borusia Dortmund-Hofenhaim 1-2
B. Mynshengladbah-Bajern Mynih 3-4
Eintraht Frankfurt-Volfsburg 2-2
Fraiburg-Shalke 1-2
Hanover-Fortuna Dyseldorf 3-0
Nyremberg-Verder Bremen 3-2
Shtutgart-Mainz 2-2

Klasifikimi: Bajern Mynih 91 pikë, Borusia Dortmund 66, Bajer Leverkusen 65, Shalke 55, Fraiburg 51, Eintraht Frankfurt 51, Hamburg 48, Borusia Mynshenladbah 47, Hanover 45, Nyremberg 44, Volfsburg 43, Shtutgart 43, Mainz 42, Verder Bremen 34, Augsburg 33, Hofenhaim 31, Fortuna Dyseldorf 30, Grojter Fyrth 21.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *