Home / Sport / Bajerni përgënjeshtron interesimin për Runi dhe Neimar

Bajerni përgënjeshtron interesimin për Runi dhe Neimar

Drejtuesit e Bajern Mynih kanë bërë të qartë se kjo skuadër nuk ka ndër mend të blejë as Uejn Runin nga Mançester Junajtid e as Neimar nga Santos. Ndonëse dy futbollistët janë përfolur ditët e fundit si alternativa që i interesojnë Guardiolës, bavarezët kanë qartësuar gjithçka duke deklaruar publikisht se kjo hipotezë as nuk ekziston.

“Nuk e di se çfarë mund t’i sjellë Runi Bundesligës”, ishte mesazhi i lëshuar nga drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer. “Ne kemi respekt të madh për Uejn Runin por nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Nuk ka pasur asnjë kontakt dhe ai nuk është në axhendën tonë. Absolutisht jo”.
Më pas, ka qenë zëdhënësi për shtyp i skuadrës gjermane, Markus Horovik që ka siguruar se lajmi për blerjen e mundshme të Neimar ishte një spekulim i mirëfilltë.
“Këto histori nuk kanë asnjë lloj baze Kjo është një shpikje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë informacion”, tha ai, duke hedhur poshtë spekulimet e orëve të fundit që vinin nga Brazili se lojtari do t’i bashkohej bavarezëve me dëshirën për t’u stërvitur nga Pep Guardiola.
Spekulimi në fjalë vinte nga ish-zëvendëspresidenti i Santos, Vicente Kashione, i cili i kishte bërë një deklaratë të papritur. “Ky informacion nuk mund të përgënjeshtrohet. E ardhmja e tij nuk do të jetë Spanja. Nuk do të jetë Barcelona apo Real Madrid. E ardhmja e tij është në Gjermani”, deklaroi ish-drejtuesi i klubit brazilian që tashmë është kthyer në politikan.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *