Home / Sport / Barcelona feston titullin me fitore ndaj Atletikos

Barcelona feston titullin me fitore ndaj Atletikos

Barcelona ka festuar titullin kampion me një fitore 2-1 në fushën e Atletiko Madrid, duke qëndruar ende në garë për të arritur kuotën e 100 pikëve në këtë kampionat, ashtu si Real Madrid i Murinjos një vit më parë.

Në fakt fitorja nuk ka qenë e thjeshtë për katalanasit, të cilët u pritën me duartrokitje në hyrjen e tyre në stadium nga ekipi kundërshtar, por që në fushë nuk treguan superioritetin e pritur prej kampionëve. Për më tepër, vendasit kaluan në avantazh me Falkaon në minutën e 51-të të ndeshjes, duke lënë të mendohej se katalanasit do të mundeshin në këtë ndeshje, ku realisht nuk kishte se pse sforcoheshin.
Dëmtimi i Mesit, që la skuadrën me 10 vetë pasi Vilanova kishte kryer të gjitha zëvendësimet, shtoi më shumë besimin se katalanasit do të mundeshin në këtë ndeshje. Por Sançez barazoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa një autogol i Gabi i dha përfundimisht fitoren ekipit katalanas që regjistroi fitoren e 29-të në kampionat.
Barcelona ka 91 pikë dhe nëse fiton në 3 takimet e mbetura me Real Vajadolid, Espanjol dhe Malaga, mund të barazojë shifrën e 100 pikëve që është rekordi i kampionatit spanjoll, të vendosur një vit më parë nga Real Madrid.

La Liga
Java 35 / Rezultatet
Rajo Vajekano-Valencia 0-4
28’, 34’ (p) Soldado, 62’ Guardado, 90’ Valdez
Betis-Selta Vigo 1-0
67’ Ruben Kastro
Atletiko Madrid-Barcelona 1-2
51’ Falkao / 72’ Sançez, 80’ (ag) Gabi
Klasifikimi: Barcelona 91 pikë, Real Madrid 78, Atletiko Madrid 69, Valencia 59, Real Sociedad 58, Malaga 53, Betis 52, Getafe 47, Sevilja 46, Rajo Vajekano 46, Espanjol 44, Real Vajadolid 43, Levante 42, Atletik Bilbao 41, Osasuna 36, Granada 35, Real Saragoza 34, Deportivo La Korunja 32, Selta Vigo 31, Majorka 29.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *