Home / Sport / Barcelona këshillon Neimar: Kujdes me flokët!

Barcelona këshillon Neimar: Kujdes me flokët!

Barcelona i ka kërkuar sulmuesit brazilian Neimar që të jetë më “konservator” dhe i kujdesshëm me modelin e tij të flokëve të paktën gjatë muajve të parë të qëndrimit në Spanjë.

Këtë fakt e ka konfirmuar portali sportiv brazilian “UOL”, i cili bën të qartë se si katalanasit, kur kanë arritur akordin me futbollistin 21 vjeçar, i kanë bërë të qartë atij se do të ishte e preferueshme që në muajt e parë të mos tregonte modelet ekstreme të stilit të flokëve, duke filluar nga ato krejtësisht biond, për të vazhduar me modelin “Mohikan” që në fakt është kthyer në një shenjë dalluese për lojtarin.
Në fakt, një pretendim i tillë ka lindur që me fillimin e bisedimeve mes palëve në muajin mars, kur klubi dhe lojtari u ulën për negociatat e kësaj marrëveshje që u konkretizua vetëm pak ditë më parë.
Sipas portalit brazilian, Neimar ka pranuar këtë kërkesë dhe kjo është arsyeja pse në kohët e fundit nuk ka shfaqur asnjë model ekstrem nga ato që është mësuar të shfaqë gjatë këtyre viteve.
Megjithatë, katalanasit kanë bërë të qartë se ky “sugjerim” do të ishte vetëm për muajt e parë, pasi e kuptojnë se edhe modeli i flokëve është pjesë e imazhit që ka krijuar Neimar për veten e tij dhe nuk duan të dëmtojnë imazhin që sjell edhe të ardhura të jashtëzakonshme financiare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *